Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Christian Atsu gjendet i vdekur, 11 ditë pas tërmetit në Turqi
    Ballina-2

    Christian Atsu gjendet i vdekur, 11 ditë pas tërmetit në Turqi

    18/02/2023 13:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Njëmbëdhjetë ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri, është gjetur i vdekur futbollisti, Christian Atsu. Për fatin e futbollistit të Ganës nuk është ditur deri të shtunën, ndërsa raportimet për të ishin kontradiktore. Të shtunën klubi i fundit i Atsu, Hatayspor, ka njoftuar se është gjendur trupi i futbollistit.

    Atsu vdiq në moshën 31-vjeçare. Ai ishte pjesë e skuadrave si Porto, Chelsea, Everton, Neëcastle United. Te Hatayspor ishte prej 6 shtatorit të vitit të kaluar.

    Për Ganën, sulmuesi i krahut ka luajtur 65 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola.

    Atsu është një prej mijëra viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë. Trupi i të ndjerit është gjetur nën gërmadha.

    Atsu kishte shënuar golin e fitores për Hatayspor ndaj Kasimpashas, më 5 shkurt. Në lojë kishte hyrë në minutën e 82-të, ndërsa kishte realizuar për 1:0 në minutën e 97-të.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.