Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Cilët janë skenarët që mund ta kualifikojnë Ballkanin në fazën tjetër, edhe nëse nuk fiton sot?!
    Ballina-1

    Cilët janë skenarët që mund ta kualifikojnë Ballkanin në fazën tjetër, edhe nëse nuk fiton sot?!

    27/10/2022 20:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fitorja eventuale ndaj Slavia Pragës, padyshim që e mban Ballkanin në garë për ta kaluar grupin dhe për të vazhduar tutje në Ligën e Konferencës evropiane, ndërkaq humbja do të nënkuptonte eliminim.

    Por në rast të një barazimi sonte, atëherë janë edhe disa opsione, që mbajnë hapur mundësinë që kampioni kosovar, mos ta përfundojë aventurën në Evropë.

    Nëse Sivasspor fiton dy duelet e mbetura, ndaj Fc Cluj dhe Slavia Pragës, atëherë Ballkanit do t’i mjaftonte fitorja në Rumani, për ta siguruar kualifikimin, me një renditje që do të dukej kështu: Sivasspor 13 pikë, Ballkani 8 pikë, Cluj 7 dhe Slavia 5.

    Por nëse kampioni i Rumanisë fiton në Turqi, por humb nga Ballkani në Rumani, atëherë skuadrës kosovare do t’i duhej që Slavia Praga dhe Sivasspor të ndaheshin baraz, pasi çdo rezultat tjetër do ta eliminonte.

    Fitorja e Sivassporit në Çeki, kishte për ta bërë këtë renditje, Fc Cluj 10 pikë, Sivasspor 10 pikë, Ballkani 8 dhe Slavia 5.

    Ndërsa në rast të fitores së çekëve në Pragë, atëherë renditja do të ishte kështu: FC Cluj 10 pikë, Slavia 8, Ballkani 8 dhe Sivasspor 7. Me pikë të njejta, do ta kishin çekët avantazhin e ndeshjes direkte.

    Barazimi në Pragë dhe fitorja e suharekasëve në Rumani, kishte për ta krijuar këtë renditje: Cluj 10 pikë, Ballkani 8, Sivasspor 8 dhe Slavia 6. Për shkak të golavarazhit, Ballkani do të kualifikohej, meqenëse ndeshjet direkte me turqit, përfunduan menga një fitore të të dyja ekipeve, me nga një gol dallim.

    Kujtojmë që aktualisht, kur kanë mbetur edhe 2 xhiro, Cluj dhe Sivasspor kanë nga 7 pikë, kurse Slavia e Pragës dhe Ballkani, nga 4 sosh.

    Ballkani – Slavia Praga dhe Sivasspor – Cluj, zhvillohen sonte me fillim në ora 21:00.

    Përballja e kampionit të Kosovës me skuadrën çeke, tranmetohet direkt në Klan Kosova dhe ArtSport1.

    TË LIDHURA

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21

    Serbët sërish pas, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata aktuale në Grupin K

    07/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.