Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    ‘Cima’ dyshohet për rrahjen e trajnerit të Fushë Kosovës? Detaje nga hetimet për incidentin në Suharekë
    Ballina-1

    ‘Cima’ dyshohet për rrahjen e trajnerit të Fushë Kosovës? Detaje nga hetimet për incidentin në Suharekë

    13/05/2024 16:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Policia e Kosovës i ka kërkuar FC Ballkanit që t’ia dorëzojë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në kuadër të hetimeve për incidentin në ndeshjen Ballkani-Fushë Kosova, të zhvilluar të dielën në Suharekë.

    Fushë Kosova ka hapur rast në Polici të dielën, menjëherë pas përfundimit të takimit ndaj Ballkanit.

    Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala tha pas ndeshjes se është sulmuar me shqelm nga presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi – ‘Cima’.

    “Pas lojës jam sulmuar fizikisht personalisht nga presidenti i Ballkanit, Nga Cima. Ai ma mëshoi shkelm sepse ne refuzuam t’ia lëshojmë lojën”, tha Shala.

    Policia ka nisur sot hetimet për rastin, bazuar në një aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

    Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala tha sot se Policia ka kërkuar sot kamerat e sigurisë nga klubi i Ballkanit.

    “Policia, stacioni në Suharekë, bazuar në autorizimet e saj ligjore, ka ndërmarrë hapa në hetimin e kësaj lënde, ka kërkuar kamerat e sigurisë në rast dhe në bazë të pamjeve do t’i thërrasë për intervistim palët e përfshira”, tha Kryeprokurori Shala në një deklaratë për Paparacin.

    Shala tha se në këtë fazë të hetimeve ende nuk dihen emrat e të dyshuarve.

    “Dyshohet, por në këtë fazë ende nuk janë identifikuar të dyshuarit, por do të dihen pasi të ftohen për intervistim”, tha ai.

    Prokuroria pritet që brenda ditëve të ardhshme t’i intervistojë të dyshuarit për rastin.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.