Manchester City ka gabuar sërish. Pas barazimit javën e shkuar me Nottinghamin, skuadra e Pep Guardiolas ka barazuar edhe me West Hamin për të mbetur prapa në garën për titull në Angli.
City u ndal 1:1 si mysafir i West Ham Unitedit të shtunën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të.
Bernardo Silva i kaloi “Qytetarët” në epërsi në minutën e 31-të, katër minuta para se ish-futbollisti i Arsenalit, Konstantinos Mavropanos të barazonte gjithçka.
Me këtë barazim, City ka shkuar në 61 pikë. Tani mbetet plot 9 pikë prapa Arsenalit që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Deri në fund, City i ka edhe 8 ndeshje në dispozicion.
West Hami në anën tjetër është i 17-ti me 29 pikë dhe vazhdon të luftojë për mbijetesë.
