Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    City e mban nën presion Arsenalin, i afrohet në dy pikë
    Futboll ndërkombëtar

    City e mban nën presion Arsenalin, i afrohet në dy pikë

    09/05/2026 20:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City e ka vazhduar presionin ndaj Arsenalit dhe i është afruar në dy pikë, pas fitores ndaj Brentfordit të shtunën në mbrëmje.

    Ndeshjen e xhiros së 36-të të Premier Leagues angleze, City e fitoi 3:0.

    Jeremy Doku në minutën e 60-të, Erling Haaland në minutën e 75-të dhe Omar Marmoush në minutën e 92-të, me asistim të Haalandit, i shënuan golat për fitore e ekipit të udhëhequr nga trajneri Pep Guardiola.

    Arsenali luan të dielën në udhëtim te West Hami dhe e ka mundësinë që të krijojë sërish diferencë prej pesë pikëve në rast të fitores.

    Ndeshja e ardhshme për Cityn do të jetë në shtëpi ndaj Crystal Palacet, më 13 maj. Ajo është ndeshje e mbetur e xhiros së 31-të. 

    Brentfordi me humbje mbetet prapa në garën për kupat evropiane, ndonëse ende ka gjasa.

    Brentfordi i ka 51 pikë në pozitën e tetë, dy më pak se Brightoni i shtati, që është në zonën që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.