Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    City fiton ndaj Newcastlet, vazhdon luftën për titull
    Ballina-1

    City fiton ndaj Newcastlet, vazhdon luftën për titull

    04/03/2023 17:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City ka shënuar një tjetër fitore në Premier Leaguen e Anglisë, për ta vazhduar edhe më tej luftën e madhe për titull kampioni.

    Të shtunën në ndeshjen hapëse të xhiros së 26-të të elitës së futbollit anglez, City i Pep Guardiolës fitoi ndaj Newcastle Unitedit me rezultatin 2:0.

    Vendësit në “Etihad Stadium” shënuan nga një gol në secilën pjesë. Phil Foden shënoi për 1:0 në minutën e 15-të të ndeshjes.

    Ndërkohë në pjesën e dytë, në minutën e 67-të, Bernardo Silva i asistuar nga Erling Haaland, e mbylli çështjen e fituesit në këtë ballafaqim.

    Për portierin Ederson të Cityt ishte ballafaqim i veçantë, pasi e regjistroi ndeshjen e 100-të në Premier League, pa pranuar gol.

    Me këtë fitore, City në 26 ndeshje ka grumbulluar 58 pikë. Newcastle mbetet me 41 pikë.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.