Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    City fiton ndeshjen e vështirë ndaj Leeds Unitedit
    Futboll ndërkombëtar

    City fiton ndeshjen e vështirë ndaj Leeds Unitedit

    28/02/2026 21:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City ka vazhduar garën e fortë për titull kampioni në Angli. 

    City të shtunën nuk lëshoi pikë dhe e fitoi ndeshjen e vështirë në udhëtim ndaj Leeds Unitedit me rezultatin 1:0. 

    Ndeshja i takoi xhiros së 28-të të Premier Leagues. 

    Sulmuesi 26-vjeçar Antoine Semenyo e realizoi golin e fitores për Cityn në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. 

    Leedsi kishte disa raste të mira shënimi por në fund nuk arriti t’i konkretizojë. 

    City i Pep Guardiolas është në ecuri të mirë të rezultateve. E regjistroi fitoren e gjashtë rresht në të gjitha garat. 

    City e zë vendin e dytë me 59 pikë. Lider është Arsenali me dy pikë më shumë. 

    Leedsi është poshtë në tabelë me 31 pikë.

    TË LIDHURA

    City fiton ndeshjen e vështirë ndaj Leeds Unitedit

    28/02/2026 21:37

    Albion Rrahmani shënon golin e nëntë në Çeki

    28/02/2026 21:36

    Bayerni e fiton derbin e madh gjerman ndaj Dortmundit

    28/02/2026 21:36

    Fitore e thellë e Liverpoolit ndaj West Ham Unitedit

    28/02/2026 19:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.