Manchester City e ka fituar në minutat e fundit ndeshjen derbi ndaj Newcastlet në “St. James’ Park”.
Të shtunën, ndeshja dhuroi pesë gola, me Cityn që doli triumfues në fund 3:2.
City kaloi në epërsi me Bernardo Silvan në minutën e 26-të. Portugezi shënoi gol të bukur me finte.
Por epërsia e mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi Newcastle përmbysi rezultatin për dy minuta.
Fillimisht, realizoi Alexander Isak (35’) e më pas edhe Anthony Gordon (37’).
Në pjesën e dytë, City shfaqi fytyrë tjetër.
E barazoi rezultatin përmes Kevin de Bruyne në minutën e 74-të, ndërsa fitoren ia siguroi i riu Oscar Bobb në minutën e 90-të.
Fitorja kthen Cityn në vendin e dytë me 43 pikë, dy më pak se Liverpooli lider.
Newcastle është i 10-ti me 29 pikë.