Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    City lidhet me një transferim shokues, që mund të kushtojë mbi 100 milionë euro
    Ballina-2

    City lidhet me një transferim shokues, që mund të kushtojë mbi 100 milionë euro

    03/12/2024 19:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City po planifikon për një lëvizje shokuese për të riun më premtues të Europës, me klubin që po tenton ta shpëtojë sezonin me një transferim në janar.

    Skuadra e Pep Guardiolas është në një formë të tmerrshme kohëve të fundit, duke pësuar gjashtë disfata në shtatë ndeshjet e fundit.

    Si pasojë, kampioni aktual i Premierligës zë pozitën e pestë në tabelën e elitës angleze derisa është i 17-ti në Ligën e Kampionëve.

    Djelmoshat e Guardiolas janë 11 pikë larg Liverpoolit që kryeson ligën, mirëpo kanë mbetur edhe 25 ndeshje të ligës, në të cilat City mund ta shpëtojë sezonin.

    Megjithatë, për ta ‘përmirësuar’ fatin e tij, Cityt i duhet të sjellë përforcime në janar, me mesfushën që është një zonë e caktuar ku ka nevojë për freski, pasi Rodri nuk do të jetë i qasshëm më për këtë edicion.

    Sipas mediumit anglez Express, Guardiola është i gatshëm të hyjë në një ‘luftë’ me klubet tjera për të siguruar shërbimet e lojtarit që mund të kushtojë 200 milionë paundë.

    City e ka skuadrën e dytë më të vjetër në elitë, dhe trajneri spanjoll e ka përmendur se dëshiron të rindërtojë skuadrën, pas humbjes 2-0 nga Liverpooli në “Anfield”.

    “Nuk dua t ëiki, dua të jem këtu dhe të rindërtoj ekipin në shumë aspekte, qysh tani e deri në fund të sezoni, e po ashtu edhe sezonin tjetër”, ka thënë Guardiola.

    Disa mesfushorë janë lidhur me një kalim te City, duke nisur nga Martin Zubimendi, Ederson i Atalantas e deri te Adam Wharton i Crystal Palacet, sipas Mail.

    Por, City nuk është fokusuar vetëm te një numër “6” në mesfushë.

    Kevin De Bruyne është duke vuajtur shkaku i lëndimeve në këto vitet e fundit, dhe me lojtarin që së shpejti feston ditëlindjen e 34-të, ndoshta është koha për një fytyrë të re në skuadër.

    Raportimi i The Mail shton më tutje, duke thënë se mesfushori sulmues i Gjermanisë dhe Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz mund të jetë “nënshkrimi i ëndrrave” për Guardiolan.

    Wirtz ishte ylli i Leverkusenit, kur ky i fundit e fitoi Bundesligan dhe Kupën e Gjermanisë sezonin e kaluar.

    I riu ishte pjesë e Gjermanisë edhe në EURO 2024, derisa po e vazhdon formën e mirë edhe këtë edicion, duke marrë pjesë në 14 gola në 20 paraqitje.

    Kontrata aktuale e lojtarit gjerman me kampionin e Bundesligas përfundon në qershor të vitit 2027, me Leverkusenin që kërkon 150 milionë euro për shërbimet e tij, raporton The Athletic.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.