Futboll ndërkombëtar

City ndalet nga ekipi i fundit, rrezikon “Championsin”

City ndalet nga ekipi i fundit, rrezikon “Championsin”

Skuadra e Manchester Cityt është ndalur në barazim të shtunën nga skuadra e fundit në tabelën e Premier Leagues, Southamptoni. Ndeshja Southampton – City u mbyll 0:0 dhe i takoi javës së 36-të të elitës së futbollit anglez. Southamptoni është në vendin e fundit me vetëm 12 pikë dhe nga edicioni i ardhshëm do të

Besnik Batusha

Skuadra e Manchester Cityt është ndalur në barazim të shtunën nga skuadra e fundit në tabelën e Premier Leagues, Southamptoni.

Ndeshja Southampton – City u mbyll 0:0 dhe i takoi javës së 36-të të elitës së futbollit anglez.

Southamptoni është në vendin e fundit me vetëm 12 pikë dhe nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

City kishte 26 tentime për gol, por që nuk i konkretizoi.

Skuadra e Pep Guardiolas e kishte edhe posedimin e topit mbi 72 për qind.

Me këtë barazim, City e rrezikon edhe zonën “Champions”.

City ka 65 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Pesë pozitat e para dërgojnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. 

Në vendin e katërt është Newcastle Unitedi me 63 pikë. Pikë të njëjta ka edhe Chelsea në pozitën e pestë.

Pozitën e këtyre skuadrave e synojnë edhe Nottingham Foresti dhe Aston Villa.

ChampionsiCityPremier Liga

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions