Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çka do të bëhet nëse Irani nuk merr pjesë në Botëror?
    Ballina-1

    Çka do të bëhet nëse Irani nuk merr pjesë në Botëror?

    03/03/2026 16:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Konflikti ushtarak në Lindjen e Mesme po e lë në hije edhe Kupën e Botës në futboll.

    SHBA-ja, njëra prej organizatoreve, është në luftë me Iranin, njërin prej vendeve pjesëmarrëse, shkruan “Kicker” të martën. Çfarë ndikimi do të ketë konflikti në ngjarjen më të rëndësishme sportive?

    Çka thotë Komiteti Organizativ?

    Një task-forcë e Kupës së Botës, e themeluar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një vit më parë, drejtohet nga Andrew Giuliani. Pasi nisi sulmi ndaj Iranit, ai shkroi shkurt në X: “Nesër do të kujdesemi për ndeshjet e futbollit. Sot festojmë shansin për liri”.

    Pozicioni i FIFA-s

    Sekretari i përgjithshëm, Mattias Grafstrom, ka komentuar në prag të takimit të IFAB në Uells, fundjavën e kaluar.

    “Është ende pak herët për të dhënë koment të detajuar, por natyrisht ne po përcjellim zhvillimet për të gjitha ngjarjet në botë”, tha ai.

    Prioriteti kryesor mbetet ofrimi i sigurisë për Kupë të Botës, në të cilën ngjarje të gjitha ekipet përfaqësuese të kualifikuara marrin pjesë. Nuk ka pasur tjetër koment nga FIFA.

    Si reagoi Federata e Iranit?

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, ka folur për mediumet iraniane.

    “Është e qartë që pas këtij sulmi nuk mund të shikojmë drejt Kupës së Botës me optimizëm”.

    Deri më tani nuk ka pasur biseda për tërheqje nga Kupa e Botës, apo bojkotim të ngjarjes.

    Reagimet nga lojtarët e Iranit

    Deri më tani nuk ka pasur reagime zyrtare. Lojtarët nuk deklarohen shumë pasi mund të përballen me dënime të rënda për kritika ndaj regjimit. Ish-lojtari i Iranit, Ali Kerimi, ka mirëpritur vrasjen e Ali Khameneit, duke e vlerësuar hap drejt lirisë për popullin iranian. Ish-lojtari i Bundesligës për kohë të gjatë ishte mbështetës i opozitës iraniane dhe ka jetuar jashtë Iranit për shumë vjet.

    Implikimet për tifozët iranianë

    Aktualisht nuk ka. SHBA-ja në përgjithësi nuk lëshon viza për iranianët. Kështu ishte edhe para se lufta të fillonte. Kjo madje ka pasur ndikim edhe në zyrtarët e federatës iraniane, duke përfshirë presidentin Mehdi Taj. Drejtuesit e federatës e kishin të pamundur të shkonin në SHBA për ceremoninë e tërheqjes së shortit, në dhjetor.

    A ka sulmi ndikim në përgatitjet e Iranit për Botëror?

    Pas vdekjes së Khameneit, një periudhë 40 ditore zie është deklaruar, ku përfshihet edhe anulimi i ngjarjeve sportive.

    Si rezultat, Irani nuk do të luajë asnjë miqësore gjatë marsit. Irani kishte planifikuar të marrë pjesë në një turne në Jordani, ku do të luante me Nigerinë dhe Kosta Rikën.

    Çka ndodh nëse Irani nuk merr pjesë?

    Për herë të fundit një ekip i kualifikuar nuk mori pjesë në Botëror në vitin 1950. Kjo do të ishte e paprecedentë në futbollin modern.

    Rregullat e FIFA-s për këtë janë shumë strikte. Pritet që vendi i mbetur vakant të plotësohej me ekipin më të mirë aziatik që nuk u kualifikua. Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë kandidatë për këtë.

    Iraku ende merr pjesë në plejofin ndërkontinental. Nëse eliminohet, mund ta zëvendësojë Iranin, nëse eventualisht vjen te tërheqja e Iranit. 

    Nëse Iraku kualifikohet direkt, Emiratet e Bashkuara Arabe, që humbën nga Iraku në plejofin aziatik, mund të përfitojnë.

    Nëse Irani tërhiqet vullnetarisht, një muaj para se Botërori të fillojë, federata do të duhet të paguajë 275 mijë euro gjobë.

    Dënimi dyfishohet nëse njoftimi bëhet më vonë. Po ashtu tërheqja do të kishte ndikim në pjesëmarrjen në Botërorin 2030.

    TË LIDHURA

    Çka do të bëhet nëse Irani nuk merr pjesë në Botëror?

    03/03/2026 16:51

    Ish-lojtari i Chelseat shkarkohet nga posti i trajnerit pas fitores 8:0

    03/03/2026 16:25

    Faza e fundit e kampionatit fillon me ndryshime të tjera në skuadra

    03/03/2026 16:24

    “E adhuroj këtë ekip, e adhuroj këtë futboll”, Zhegrova në qiellin e shtatë

    02/03/2026 15:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.