Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çka e shtyri Baton Haxhiun me u marr tani me futbollin?!
    Ballina-2

    Çka e shtyri Baton Haxhiun me u marr tani me futbollin?!

    18/09/2024 10:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Duke qenë delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës, jo çdo herë ndiej obligim që të merem me reagime e shkrime, por në momente të caktuara nga brendia të shtynë forcën që të detyron të përgjigjësh (të reagosh).

    E njohë mirë gazetarin tani me të ‘popullarizuar’ për shkrime të cilat çdo herë kanë një anim me ose pa bazë, e bëra një analizë duke u munduar me i dhënë përgjigje pa pasur qëllim ofendimi, por jam munduar me ju përgjegjë ofendimit.
    Batoni thotë heshtja e blerë nga Agim Ademi, ose kur Gazetarët e Sportit braktisin të vërtetën dhe zgjedhin heshtjen. Kjo na tregon sakt se sa ka qenë në rrjedha të futbollit, nuk e di që ka njeri më të përfolur në emisonet sportive se sa Agim Ademi, nuk po di ku e ka parë heshtjen. Në këtë shkrim keni ofendua edhe publikun por nuk e di për cilin publik e ke fjalën.

    Ka shkruar:
    ​Zgjedhja e tij në krye të FFK-së ishte produkt i një procesi të korruptuar, dhe për vite me radhë, ai ka qenë i përfshirë në hetime për krime, duke u gjendur në mbajtje dhe përballur me aktakuza të rënda.

    Batoni ka qenë moti në gazetari dhe e di sakt që këtë punë e dinë dhe e zotëron mirë (fatkeqësisht për të keqë mendoj unë) por ku e mori informaten nga cili burim sepse e di sakt, që informata më e mirë dhe me sakt është informata që meret në burim, e nuk e besoi që ai ka leshuar veten aq ulët me u marr me fjalë të rrugëve sepse kemi qenë 58 veta në atë votim.

    Ka shkruar:
    Aq më keq, kjo mbështetje nga institucionet vendore është përforcuar edhe nga UEFA, një organizatë që teorikisht duhet të mbrojë integritetin e futbollit.
    ​Edhe këtu ia ka huq krejt sepse intitucioni që na kë bërë dëme më së shumti është komisioni për licencim i Ministrisë për kulturë, rini dhe sport , edhe kjo i paska ik, kjo temë ka qenë me muajë në media, ndoshta ke qenë i “zanun” e nuk paska njohuri për këtë.

    Sa i përkëtë UEFA-së, jo vetem teorikisht por edhe praktikisht ata ruajn ingritetin e futbollit dhe i kemi prezent shumë shpesh por nuk i paska “vërejt” madje kanë qenë edhe prijesit e dy organizatave më të mëdha botërore, FIFA dhe UEFA, në Kosovë (“ndoshta për korrupsion”)!

    Ka shkruar:
    Fondet që UEFA i ndan për federatën janë keqpërdorur për të punësuar të afërm dhe për të ruajtur pushtetin në duar të atyre që e kanë shndërruar futbollin në një monopol të familjeve dhe klaneve politike.

    Relacionet e Batonit me njerez të politikës e dimë të gjith që i ka të mira apo të ish politikës, kjo ka bërë me i kuptu shumë mirë apo me u specializuar në çështje të korrupcionit apo të keqpërdorimeve, kam besim të plot se keto i ka të specializuara por jo të shpalosura, këtë e din vetem ai (ndoshta edhe nuk ka pasur mund të gaboi) edhe unë këtu me fjalë të dorës së dytë apo të rrugëve.

    Ketu e di që ka përvoj të mjaftueshme po kurrë nuk ka zbulu asnjë të vertetë për korrupsion, përkundrazi ai e din që unë di që e ka ditë sakt ku ka korrupsion po nuk ka pasë “kohë” me shkru me sa duket.

    Ka shkruar:
    Agim Ademi nuk duhet të ishte kryetar i Federatës. Ai nuk duhet të mbështetet nga ata që pretendojnë se përfaqësojnë popullin, e aq më pak nga një organizatë ndërkombëtare si UEFA, që ka mbyllur sytë para kësaj të keqe vetëm për një interes të përkohshëm.

    Për zgjedhjen kryetarit të FFK-së, edhe këtu e di që ka qenë i zënë, shumë i angazhuar se do të ishe bërë këshilltar i tij, këtë herë ai fitoj edhe pa i ndihmuar ai fare, e di e vertet që këto punë të shkojn për dore.

    Sa i përkët së UEFFA-së se gjoja i paska mbyllur sytë për interes të përkoheshem, unë nuk po mundem me u bind që është shkrim i Batonit, apo ndoshta e ka shkruar këtë fjali gabim (ai nuk bon kësi lloj gabime).

    Ka shkruar:
    Për të luftuar për një sistem të drejtë, ku çdo fëmijë të ketë mundësinë të luajë në fushat e barit natyral, dhe jo në fusha ku mbretëron korrupsioni.

    Nuk po kuptoj edhe këtu sepse edhe për këtë qeshtje Batoni ka qenë ktu që 25 vite e nuk i ka pa me sa duket ku kemi lujt kush ka investu edhe kush duhet me investu në infrastruktur ska mundësi që këtë nuk e din ai, ndoshta këtë shkrim e ka shkruar për ndonjë opinion tjeter spse me ja huq krejt ai nuk ka mundësi.
    Unë e di që ai e dine por po e ceki se që 25 vite nuk ka bërë qeveria një stadium si duhet (ka qenë shumë i afert me qeverin) ai duhet me ditë pse nuk është investu në infrastrukturen sportive (futboll).

    Batoni shumë herë është pozicionuar në anen e gabuar me shkrime të cilat unë po ja përkujtoj vetem një.

    Ka përkrahur laboratorin që ka lejuar hyrjen e naftes kancerogjene nga Okta e Maqedonisë në Kosovë, laboratori ka qenë i vllaut të politikanit dhe detputitit Lutfi Zharku dhe për shkakt të helmimit të fmive nepër shkolla lenda ka shkuar në gjykatë, nuk ka shkruar asnjë fjalë përkundrazi e ka përkrahë këtë laborator (ka qenë shumë afer me qeverinë).

    Një rekapitulim i këtij shkrimi të Baton Haxhiut në të cilin nxjerim këto konkludime:
    Ofendim të Fedaretas;
    Ofendim kryetarit të Federatës;
    Ofendim Klubeve të Futbollit;
    Ofending publikut;
    Ofendim atyre që kan zgjedh Kryetarin;
    Ofendim institucioneve të Kosovës;
    Ofendim Presidentës së Kosovës;
    Ofendim komandantëve të luftes dhe krejt në fund edhe ofendim edhe UEFA-së.

    Mndimi im personal është që Batoni nuk po e kupton se koha e tij ka mbaruar dhe tani kemi realitet tjeter.

    Autori është delegat i Kuvendit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe drejtues i KF Trepça.

    Shkruan: Avni Haxhiu

    TË LIDHURA

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23

    Lokaj: Suksesi historik i Kosovës është meritë e njeriut të parë dhe liderit të futbollit tonë, Agim Ademit

    23/12/2025 16:01

    Futbolli po e mban shtetin

    23/12/2025 15:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.