Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çmenden mediat serbe pas festës së BNE me simbolet shqiptare: Ndëshkojini ose shkojmë me “Serbinë e madhe”
    ShowSport

    Çmenden mediat serbe pas festës së BNE me simbolet shqiptare: Ndëshkojini ose shkojmë me “Serbinë e madhe”

    03/11/2022 17:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët e Partizanit dhe Crvena Zvezdës janë çmendur pas fitores së madhe që ekipi kosovar “Bad News Eagles” e arriti në turneun “Major” që po zhvillohet në Rio të Brazilit.

    Pas fitores ekipi kosovar ka shfaqur një flamur të Kosovës me shqiponjën në mes i cili fluturonte së bashku me 6 shqiponja tjera, dhe kjo është marrë si provokim nga ana e serbëve e që në fakt nuk ka të bëjë asgjë me ta.

    “Pas suksesit të madh, në faqen e tyre zyrtare në Twitter është shfaqur një foto ku shihen gjashtë shqiponja që mbajnë flamurin me simbolet e “Shqipëria e madhe” që është në flamurin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar portal nacionalist serb Kurir.rs.

    Pas kësaj kanë reaguar edhe  tifozët e  Crvena Zvezda dhe Partizanit të cilët kanë kërcënuar se nëse nuk ndëshkohen do të shkojnë me “Serbinë e madhe”.

    Gjithsesi, ky vazhdon të mbetet vetëm një reagim sa për të quar “pluhur” pasi asnjë shkelje nuk llogaritet kjo. Ata vetëm e kanë përfaqësuar ndjenjën kombëtare dhe nuk kanë kërcënuar asnjë vend tjetër, për dallim nga tifozët serbë që gjithmonë ofendojnë dhe fyejnë në baza raciste. /Demokracia.com

    TË LIDHURA

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00

    Dukagjini ndahet me trajner

    22/03/2026 21:11

    Manchester City e fiton trofeun e parë të edicionit, mposht Arsenalin

    22/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.