ShowSport

Çmenden mediat serbe pas festës së BNE me simbolet shqiptare: Ndëshkojini ose shkojmë me “Serbinë e madhe”

Çmenden mediat serbe pas festës së BNE me simbolet shqiptare: Ndëshkojini ose shkojmë me “Serbinë e madhe”

Tifozët e Partizanit dhe Crvena Zvezdës janë çmendur pas fitores së madhe që ekipi kosovar “Bad News Eagles” e arriti në turneun “Major” që po zhvillohet në Rio të Brazilit. Pas fitores ekipi kosovar ka shfaqur një flamur të Kosovës me shqiponjën në mes i cili fluturonte së bashku me 6 shqiponja tjera, dhe kjo

Besnik Batusha

Tifozët e Partizanit dhe Crvena Zvezdës janë çmendur pas fitores së madhe që ekipi kosovar “Bad News Eagles” e arriti në turneun “Major” që po zhvillohet në Rio të Brazilit.

Pas fitores ekipi kosovar ka shfaqur një flamur të Kosovës me shqiponjën në mes i cili fluturonte së bashku me 6 shqiponja tjera, dhe kjo është marrë si provokim nga ana e serbëve e që në fakt nuk ka të bëjë asgjë me ta.

“Pas suksesit të madh, në faqen e tyre zyrtare në Twitter është shfaqur një foto ku shihen gjashtë shqiponja që mbajnë flamurin me simbolet e “Shqipëria e madhe” që është në flamurin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar portal nacionalist serb Kurir.rs.

Pas kësaj kanë reaguar edhe  tifozët e  Crvena Zvezda dhe Partizanit të cilët kanë kërcënuar se nëse nuk ndëshkohen do të shkojnë me “Serbinë e madhe”.

Gjithsesi, ky vazhdon të mbetet vetëm një reagim sa për të quar “pluhur” pasi asnjë shkelje nuk llogaritet kjo. Ata vetëm e kanë përfaqësuar ndjenjën kombëtare dhe nuk kanë kërcënuar asnjë vend tjetër, për dallim nga tifozët serbë që gjithmonë ofendojnë dhe fyejnë në baza raciste. /Demokracia.com

Bad News EaglesBNESerbia

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai