Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çmenden mediet serbe: Çfarë tronditjeje, legjenda e Jugosllavisë merr përsipër përfaqësimin e Kosovës
    Ballina-1

    Çmenden mediet serbe: Çfarë tronditjeje, legjenda e Jugosllavisë merr përsipër përfaqësimin e Kosovës

    23/11/2023 11:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    “Futbollisti dhe trajneri i njohur jugosllav shumë shpejt mund të bëhet trajner i të ashtuquajturës kombëtare të Kosova”, kështu e nis shkrimin me shumë inat portali serb, Kurir, pas lajmit se Blazh Slishkoviq mund ta marrë drejtimin e Kosovs.

    Dje mediet boshnjake raportuan se Slishkoviq është afër ta marrë drejtimin e Kosovës dhe kjo gjë nuk po i pëlqen aspak mediave në Serbi.

    “Ish-trajneri i Bosnjë-Hercegovinës dhe futbollisti i shumë klubeve Blazh Baka Slishković (64) është kandidati kryesor për të marrë përsipër përzgjedhjen e vendit të vetëshpallur. Nëse bëhet përzgjedhës i Kosovës, synimi i tij kryesor do të jetë të tentojë të kualifikohet në Botërorin e vitit 2026, që do të luhet në SHBA, Kanada dhe Meksikë”, vazhdon shkrimin ky portal i cili Slishkoviqin e quan legjendë dhe i bën thirrje që ai të mos e pranojë këtë post.

    Slishkoviq është një emër i njohur në ish-Jugosllavi. Një pjesë të mirë të karrierës së tij si lojtar e kaloi në Hajdukun e Splitit, luajti edhe në Francë, ndër të tjera për Marsejën dhe Rennesin, ndërsa karrierën e tij futbollistike e përfundoi në vitin 1999 si futbollist i Zrinjskit nga Mostari.

    Më pas ai ishte trajner i Bosnjës dhe Hercegovinës, drejtoi Hajdukun e Splitit dhe puna e tij e fundit ishte në Zheljezniçar para dy vitesh e gjysmë. Për shkak të teknikës së tij të shkëlqyer edhe kur ishte futbollist, mediat e quajtën “Maradona ballkanike” dhe ishte një nga modelet e Zinedine Zidane, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.