Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çmendën tifozët turq pas Milot Rashicës: Mos lejoni të na ikë
    Ballina-1

    Çmendën tifozët turq pas Milot Rashicës: Mos lejoni të na ikë

    05/11/2022 22:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milot Rashica ka zhvilluar një paraqitje fantastike sot në derbin ndaj Besiktasit që Galatasaray e fitoi me rezultat 2-1.

    Nga këmbët e Milot Rashicës nisi aksioni i golit të jashtëzakonshëm që u shënua nga Icardi në minutën e 18-të për 1-0.

    Rashica pati edhe disa aksione tjera të mira në lojë. Paraqitjet e fundit të sulmuesit kosovar dhe veçanërisht kjo e fundit kanë bërë që tifozët turkë të çmendën pas tij, përcjell Futbollikosovar.net.

    Mijëra shkrime janë bërë në rrjetet e ndryshme sociale, ku i kanë kërkuar klubit të tyre që të mos e lejojë që Rashica të largohet.

    Kështu ka shkruar tifozi turk Ozan në twitter, por njëjtë si ai kanë shprehur qëndrime edhe një varg tifozësh të klubit.

    Rashica deri tani ka bërë gjashtë paraqitje në kampionatin turk ku ka realizuar edhe një asist. Ndërkaq në tre ndeshjet e fundit ka luajtur si startues. Me fitoren e sotme Galatasaray kaloi në pozitën e 2-të në klasifikim me 24 pikë.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.