Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çmenduritë nuk kanë fund të Amerikën e Jugut, policia peruane godet me shkopinj gome lojtarët e Venezuelës
    Ballina-2

    Çmenduritë nuk kanë fund të Amerikën e Jugut, policia peruane godet me shkopinj gome lojtarët e Venezuelës

    22/11/2023 21:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndeshjet e fundit për eliminatoret e botërorit 2026 për zonën e Amerikës së Jugut janë shoqëruar me akte dhune në tribunat e stadiumeve. Duke ditur antagonizmin dhe rivalitetin mes dy shteteve, deri diku pritej përplasja mes tifozërive në ndeshjen Brazil-Argjentinë.

    Por e çuditshme ishte ajo që ndodhi në përfundim të ndeshjes Peru-Venezuela.

    Takimi i zhvilluar në kryeqytetin peruan të Limas u mbyll në barazim 1-1, ku për Perunë shënoi Yotu, ndërsa për Venezuelën realizoi Savarino. Ajo që nddohi pas ndeshjes e la në hije produktin e fushës mes dy ekipeve, pasi policia peruane sulmoi në mënyrë të befasishme lojtarët e Venezuelës që kishin shkuar të përshëndeteshin te tribuna e tifozëve të tyre.

    Pas vërshëllimës përfundimtare futbollistët e Venezuelës shkaun te tifozët e tyre për t’i duartrokitur dhe falënderuar, si dhe për t’u dhuruar fanellat e lojës. Por në mënyrë të befasishme, ku nuk kishte asnjë incident, policia peruane formoi një kordon për të parandaluar lojtarët të festonin afër me tifozët venezuelas. Menjëherë u u nxeh situata dhe pas shkëmbimit të fjalëve, policia u hodh në sulm duke goditur lojtarët e Venezuelës me shkopinj gome.

    Lo de Peru hoy con Venezuela ha sido una vergüenza.
    Primero con la policía controlando la situación migratoria de los hinchas.
    Y al final la policía empujando a los jugadores de la Vinotinto.
    Una vergüenza
    pic.twitter.com/gjrylRP354

    — Andres Agulla (@aagulla_TV) November 22, 2023
    TË LIDHURA

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.