Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Cole Palmer “fenomeni” i ri në Premier League, klubet gjigante vihen pas tij
    Ballina-1

    Cole Palmer “fenomeni” i ri në Premier League, klubet gjigante vihen pas tij

    19/04/2024 11:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në çmendurinë e shpenzimeve në dy sesionet e fundit të merkatos, ai i kushtoi “Bluve” të Chelsea, më pak se të gjithë, me “gjigantët” e Londrës, që shpenzuan diçka më shumë se 40 milionë paund për të transferuar një talent special, si Cole Palmer, nga “Qytetarët” e Manchester City, ku nuk ishte hapësirën e duhur, në formacionin titullar.

    Nën urdhrat e teknikut, Pep Guardiola, sulmuesi, atëherë 19-vjeçar, kishte dhënë vetëm disa shenja të talentit të tij dhe për këtë arsye, kjo blerje u cilësua si një “bast i vështirë”, megjithatë krejt e kundërta ka ndodhur në “Stamford Bridge”, teksa që në sezonin e parë me “Blutë” e Chelsea, ai ka treguar se ia ka vlejtur çdo qindarkë e shpenzuar për të. Asnjë ekzagjerim, pasi numrat nuk gënjejnë.

    Palmer vendosi një rekord personal në ndeshjen e fundit të Premier League, duke shënuar katër gola në fitoren 6-0 të londinezëve kundër Everton, padyshim kjo një arritje spektakolare, që do ta kishin zili “yjet” më të mëdhenj të futbollit

    Falë këtij “pokeri” personal, Palmer ka arritur të ngjitet në podiumin e golashënuesit më të mirë të Premier League. Në të njëjtin nivel është ish-shoku i tij në “Etihad”, “Vikingu”, Erling Haland, por Palmer është i favorizuar për shkak të 9 asistimeve.

    Paraqitjet në këtë sezon i “dhuruan” grumbullimin e parë me Kombëtaren e Anglisë në miqësoret e marsit, ndërsa vlera e tij në tregun e futbollit është rritur ndjeshëm. Kështu, ai që ishte një “bast në merkato” është kthyer në një goditje të vërtetë për “Blutë” e Chelsea dhe nga ana tjetër, City dhe Guardiola ndoshta duhet të jenë penduar që e lanë të ikte.

    Gjithsesi, edhe Chelsea do ta ketë vështirë ta mbajnë pasi shumë klube që dinë t shpenzojnë shumë në merkato janë vën pas tij, e në mesin e tyre janë PSG e Real Madrid. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    20/08/2025 11:03

    Reali e nis me fitore sezonin, shënon gol Mbappe

    19/08/2025 23:08

    Sa milionë euro janë në lojë për Dritën ndaj Differdanget?

    19/08/2025 20:00

    Zvicra po punon për ta penguar kalimin e Leon Avdullahut te Kosova

    19/08/2025 19:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.