Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Conference League, vendosen sonte dy finalistët
    Ballina-2

    Conference League, vendosen sonte dy finalistët

    18/05/2023 09:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sonte në mbrëmje do të vendoset edhe finalja e Conference League që do të zhvillohet në datën 7 qershor në “Fortuna Arena” të Pragës.

    Az. Alkmar – West Ham dhe Basel – Fiorentina do të luajnë shanset për të siguruar një finale historike. “Çekanët” hodhën një hap të sigurt me fitoren në shtëpi me rezultatin 2-1, megjithatë holandezët realizuan një gol me peshë që mban gjithçka të hapur dhe shanset janë të mëdha për të tentuar përmbysjen.

    West Ham po luan për herë të dytë radhazi në gjysmëfinalet e një kompeticionin europian. Vitin e kaluar në Europa League skuadra e David Moyes u eliminua nga gjermanët e Eintracht Frankfurt, teksa këtë sezon synojnë të mos bëjnë të njëjtin gabim dhe të tentojnë fitimin e trofeut të Conference League.

    Holandezët e Az Alkmaar kanë zhvilluar një sezon të madh në “Eredivisie” dhe po bindin edhe në Conference League. Skuadra e Jansen rikuperoi gjithcka në çerekfinale përballë belgëve të Anderlecht dhe siguroi kualifikimin falë penalltive. Teksa të njëjtën gjë synon edhe përballë anglezëve.

    Në Zvicër, Baseli do të kërkojë të shkruajë historinë për të arritur një finale europiane për herë të parë në histori. Skuadra e trajneri Vogel hodhi një hap të sigurt me triumfin në gjysmëfinalen e parë përballë Fiorentinës në Itali me rezultatin 2-1 dhe tani do të kërkojnë të mbrojnë fitoren në shtëpi. Fiorentina ka zhvilluar një sezon të mirë në Conference League, por humbja përballë Baselin i vështirëson shanset për të siguruar një finale europiane pas 33 vitesh.

    Megjithatë ekipi vjollcë ka një organikë të mirë në skuadër, me lojtarë që kanë shënuar shumë gola këtë sezon në Conference League dhe do të synojnë të përmbysin gjthçka në Zvicër.

    TË LIDHURA

    Austria e Irlanda me ekipe më të “shtrenjta” se Kosova

    13/02/2026 19:27

    Ylli i Austrisë u dënua nga UEFA për sharjen e shqiptarëve

    13/02/2026 19:26

    Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

    13/02/2026 13:19

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.