Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    CR7 dhe biseda me ish-presidentin e Barçës që çoi në largimin nga Real Madridi
    Ballina-1

    CR7 dhe biseda me ish-presidentin e Barçës që çoi në largimin nga Real Madridi

    25/01/2023 17:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dueli i përjetshëm që ka shoqëruar për shumë vite futbollin ndërkombëtar mes Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t është pasuruar në këto orë me një kapitull të ri.

    Në fakt, sipas të përditshmes spanjolle El Mundo Deportivo, është zbuluar arsyeja, ose një nga arsyet, që kanë shtyrë portugezin të largohet nga Real Madrid në 2018-ën.

    Nga sa mësohet nga media, CR7 ishte i fiksuar nga rroga e rivalit argjentinas dhe, një ditë, në një bisedë të shkurtër që ka pasur me Josep Maria Bartomeu, ishpresident i Barcelona-s, ka marrë një informacion që duket se ka qenë shumë I “dhimbshëm” për të.

    Gazeta spanjolle ka zbuluar një bisedë të zhvilluar mes CR7 dhe ish-presidentin blaugrana gjatë një ceremonie. Cristiano Ronaldo duket se ka kërkuar më shumë informacione mbi rrogën e Messi-t, para se të zbulonte se ishte pothuajse dyfishi I rrogës së tij.

    Një zbulim që duket se e ka shtyrë Ronaldo-n, pak muaj më vonë, që të largohej nga Real Madrid për t’u transferuar tek Juventus-i. E vështirë të dihet sa e vërtetë është kjo prapaskenë. Mbase të interesuarit direkt do të flasin në ditët e ardhshme. 

    TË LIDHURA

    Interi mezi e mposht skuadrën japoneze

    21/06/2025 23:09

    Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Gjilani

    21/06/2025 22:10

    Drilon Hazrollaj shënon golin e parë me Rapidin

    21/06/2025 20:42

    Zbulohet paga që Granit Xhaka do ta fitojë te Milani

    21/06/2025 18:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.