Futboll ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti më i paguar ndonjëherë në histori

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti më i paguar ndonjëherë në histori

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht u prezantua sonte te klubi i tij i ri, Al-Nassr. Klubi nga Arabia Saudite bëri të ditur se ylli portugez ka nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë. Kësisoj, Ronaldo do të jetë i lidhur me Al-Nassr deri në verën e vitit 2025. Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, 37-vjeçari është

Besnik Batusha

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht u prezantua sonte te klubi i tij i ri, Al-Nassr.

Klubi nga Arabia Saudite bëri të ditur se ylli portugez ka nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë.

Kësisoj, Ronaldo do të jetë i lidhur me Al-Nassr deri në verën e vitit 2025.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, 37-vjeçari është bërë futbollisti më i paguar në histori.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të fitojë afro 200 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe marrëveshjen komerciale.

Vlen të theksohet se Ronaldo te Al-Nassr kaloi si lojtar i lirë, pasi Manchester United së fundmi kishte shkëputur kontratën me të.

Ronaldo tek Al-Nassr do të fitojë:

• 200 milionë euro në vit

• 16.6 milionë euro në muaj

• 3.8 milionë euro në javë

• 555.555 euro në ditë

• 23.150 euro në orë

• 386 euro në minutë

• 6.5 euro në sekondë

🤯 Futbollisti më i paguar ndonjëherë

Al NassrArabiRonaldo

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions