Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Cristiano Ronaldo fiton tjetër titull të rekordeve ‘Guinness’
    Ballina-1

    Cristiano Ronaldo fiton tjetër titull të rekordeve ‘Guinness’

    15/07/2023 16:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka fituar një tjetër titull të rekordeve botërore Guinness, si sportisti me fitimet më të larta në vitin 2023. 38-vjeçari vlerësohet të ketë fituar 125 milionë euro në 12 muajt e fundit deri më 1 maj 2023.

    Ai ia merr titullin Lionel Messi-t, i cili ishte sportisti më i paguar i vitit 2022, me rreth 120 milionë euro kur ai ishte ende pjesë e Paris Saint Germain. Të ardhurat rekord të superyllit të Al Nassr përbëhen nga 41 milionë euro fitime në fushë dhe 80 milionë euro nga marrëveshjet e tjera jashtë fushës.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë u transferua në skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite pas largimit nga Manchester United. Ai ka kontratë deri në vitin 2025 dhe është në një marrëveshje jashtëzakonisht fitimprurëse në Al Nassr, pasi merr një pagë prej 200 milionë eurosh, duke fituar rreth 4.5 milionë euro në javë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.