Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Cristiano Ronaldo nuk kërcënoi se do të largohej nga kombëtarja”, Federata Portugeze përgënjeshtron lajmet
    Ballina-2

    “Cristiano Ronaldo nuk kërcënoi se do të largohej nga kombëtarja”, Federata Portugeze përgënjeshtron lajmet

    08/12/2022 13:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portugalia ka hedhur poshtë raportet që sugjerojnë se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga skuadra e tyre pasi u eliminua kundër Zvicrës.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë u la në stol nga Fernando Santos për ndeshjen e 1/8-tës në Kupës së Botës ndaj Zvicrës, pasi reagoi me zemërim pas zëvendësimit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve me Korenë e Jugut.

    Atij iu dhanë vetëm 17 minuta në fitoren e madhe 6-1, por zëvendësuesi Goncalo Ramos shënoi het-trik mahnitës dhe gazeta Record raportoi se Ronaldo kishte kërcënuar me largimi nga kampi portugez pas një bisede tensionuese me trajnerin.

    Federata Portugeze e Futbollit ka thënë në një deklaratë zyrtare duke hedhur poshtë këto pretendime.

    “Lajmet e publikuara këtë të enjte raportojnë se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga kombëtarja gjatë një bisede me Fernando Santos, trajnerin e kombëtares. FPF sqaron se në asnjë moment kapiteni i Kombëtares, Cristiano Ronaldo nuk ka kërcënuar me largim nga kombëtarja në Katar”.

    “Cristiano Ronaldo ndërton çdo ditë një rekord unik në shërbim të kombëtares dhe vendit, i cili duhet respektuar dhe që dëshmon shkallën e padiskutueshme të përkushtimit ndaj kombëtares. Rastësisht, shkalla e përkushtimit të lojtarit me më shumë ndeshje te Portugalia u dëshmua sërish – nëse është e nevojshme – në fitoren ndaj Zvicrës, në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2022”.

    “Kombëtarja – lojtarët, trajnerët dhe struktura e FPF-së – është, siç ka qenë që nga dita e parë”, thuhet në deklaratën e Federatës Portugeze.

    Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar për meshkuj, me 118 gola në emrin e tij dhe ka bërë 195 paraqitje për vendin e tij gjatë 19 viteve të fundit.

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Hamdi Namani përforcimi i radhës i Prishtinës

    14/06/2025 23:14

    Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale

    14/06/2025 14:43

    Qytetet dhe stadiumet mikpritëse të Kupës së Botës për Klube në SHBA

    14/06/2025 10:40

    Fitore e Novi Pazarit ndaj federatës serbe, UEFA ia lejon pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës klubit nga Sanxhaku

    13/06/2025 23:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.