Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen
    Ballina-2

    Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

    06/07/2024 23:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo ka postuar një mesazh për tifozët portugezë pas eliminimit të Portugalisë nga Euro 2024 pas humbjes ndaj Francës në penallti.

    Në mesazhin e tij, Ronaldo falënderoi tifozët për mbështetjen e tyre gjatë kësaj gare dhe i kërkoi atyre që të vazhdojnë dhe të ndërtojnë trashëgiminë e tyre me kombëtaren.

    Përkundër faktit që shënoi gjatë ekzekutimit të penalltive, kapiteni i Portugalisë vazhdoi me paraqitjet e tij të dobëta në këtë garë dhe nuk bëri pothuajse asgjë gjatë 120 minutave lojë për të ndihmuar Portugalinë të kualifikohet në gjysmëfinale.

    Eliminimi i Portugalisë bëri që të përhapen zërat se Ronaldo do të pensionohet nga futbolli me kombëtare, por mesazhi i tij ka paralajmëruar të kundërtën.

    “Ne deshëm më shumë. Ne merituam më shumë. Për ne. Për secilin nga ju. Për Portugalinë”.

    “Ne jemi mirënjohës për gjithçka që ju na keni dhuruar dhe për gjithçka që kemi arritur deri më tani. Brenda dhe jashtë fushës, unë jam i sigurt që kjo trashëgimi do të nderohet dhe do të vazhdojë të ndërtohet. Së bashku”, ka shkruar Ronldo.

    Kjo gjuhë që Ronaldo ka përdorur në mesazhin e tij na jep përshtypjen se sulmuesi portugez beson që ai ka një biznes të pa përfunduar me fanellën e kombëtares.

    Ronaldo me gjasë e ka vendosur fokusin e tij në Botërorin e vitit 2026 në Kanada, Amerikë dhe Meksikë, por atëherë do të jetë 41-vjeçar.

    E ardhmja e Ronaldos me kombëtaren mbetet në dyshim. Ka pasur thirrje që Ronaldo të mbetet në bankë rezervë dhe në vend të tij të aktivizohet njëri prej Diogo Jotas ose Goncalo Ramos për t’i ofruar më shumë freski ekipit.

    Ronaldo dështoi që të shënojë gol në këtë edicion të Euro-s ndërsa penalltia e humbur ndaj Sllovenisë në fazën e 1/8 së finales do mbetet një moment i paharrueshëm kryesisht për shkak të emocioneve të mëdha që e kapluan atë.

    TË LIDHURA

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39

    Fisnik Asllani: Nuk jam më 18 vjeç, sigurisht që mendoj për të ardhmen

    22/12/2025 15:48

    Kosova e mbyll vitin 2025 si e 80-ta në renditjen e FIFA-së

    22/12/2025 14:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.