Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Cristiano Ronaldo vendimtar, Al-Nassr regjistron fitoren e gjashtë radhazi
    Ballina-2

    Cristiano Ronaldo vendimtar, Al-Nassr regjistron fitoren e gjashtë radhazi

    29/09/2023 19:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Al-Nassr ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në Ligën Profesionale Saudite.

    Skuadra e drejtuar nga Luis Castro fitoi sonte në udhëtim ndaj Al-Taee, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Prince Abdul Aziz bin Musa’ed” përfundoi me rezultatin 1:2.

    Cristiano Ronaldo edhe një herë doli të jetë vendimtar për skuadrën e tij, pasi shënoi golin e fitores.

    Ylli portugez shënoi në minutën e 87-të nga penalltia. Për 38-vjeçarin ishte ky goli i tij dhjetë në shtatë paraqitje në elitën e futbollit saudit.

    Golin e parë në ndeshjen e sotme për Al-Nassr e shënoi Anderson Talisca (32’), teksa Ronaldo ishte asistues. “CR7” tani numëron pesë asistime.

    Virgil Misidjan (79’) ishte autor i golit të vetëm për skuadrën vendase.

    Al-Nassr pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë, me vetëm një pikë se skuadra e pozitës së dytë, Al-Taawon. Edhe lideri, Al-Ittihad, ka 19 pikë gjithashtu.

    Al-Taee ka shtatë pikë në pozitën e 12-të.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.