Futboll ndërkombëtar

Çudit Emiliano Martinez: Kur u ktheva në Angli, flija 15 orë në natë

Çudit Emiliano Martinez: Kur u ktheva në Angli, flija 15 orë në natë

Emiliano Martínez ka rrëfyer se ishte e vështirë të rikthehej në tokë pas triumfit me Argjentinën në Botërorin e Katarit, më 18 dhjetor. Portieri i Aston Villa ishte një nga të fundit që u rikthye në klub, së bashku me Messin. Ai theksoi se rikthimi në normalitet ishte i vështirë. “Unë nuk pi alkool, madje

Besnik Batusha

Emiliano Martínez ka rrëfyer se ishte e vështirë të rikthehej në tokë pas triumfit me Argjentinën në Botërorin e Katarit, më 18 dhjetor.

Portieri i Aston Villa ishte një nga të fundit që u rikthye në klub, së bashku me Messin. Ai theksoi se rikthimi në normalitet ishte i vështirë.

“Unë nuk pi alkool, madje as pije të gazuara. Kur u ktheva në Angli, flija 14 ose 15 orë në natë, kur normalisht më duhen vetëm 7 ose 8 orë. Mund ta kuptoni sa adrenalinë kisha krijuar dhe sa e vështirë ishte të kthehesha.

Por unë e dua këtë klub (Aston Villa), doja të isha këtu sa më shpejt që të ishte e mundur, kur mbërrita, isha i fokusuar, pasi kisha festuar në vendin tim. Klubi më dha gjithçka.”

Duke folur për karrierën e tij, Martinez shtoi:

“Kam ardhur në Angli shumë i ri, në një nga klubet më të mira në vend (tek Arsenali, 17 vjeç) për të pasur një karrierë të suksesshme dhe për t’u përpjekur të qenë portieri më i mirë në Argjentinë, numri 1, ky ishte qëllimi im, por kurrë nuk kam ëndërruar triumfin në Kupën e Botës.

Por unë ia dola, luajta me më të mirin e historisë (Messin), askush tjetër nuk e ka bërë atë që ka arritur ai. Kisha disa pengesa gjatë karrierës sime, por isha mjaftueshëm i fortë për t’i kapërcyer.”

AngliEmiliano Martinez

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions