Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dabiqaj pas 5 golave kundër Trepçës ’89: Topin e ndeshjes s’ma dhanë në fund
    Ballina-2

    Dabiqaj pas 5 golave kundër Trepçës ’89: Topin e ndeshjes s’ma dhanë në fund

    15/03/2023 19:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kapiteni i Gjilanit, Albert Dabiqaj, bëri diçka të veçantë në futbollin kosovar. Ai arriti të shënonte pesë gola brenda një ndeshje, ashtu siç bëri Erling Haaland dje, por normalisht deçanasi në Kupën e Kosovës. Ashtu siç praktikohet që pas tre golave të shënuar topi t’i takojë lojtarit, Dabiqaj thotë se nuk ia dhanë.

    26-vjeçari për Gazetën Nacionale thotë se kualifikimi në gjysmëfinale ishte objektivi i vetëm i tij dhe i skuadrës që nga hedhja e shortit, teksa është i kënaqur që mundi dhe sakrifica e tij dhe bashkëlojtarëve u shpërblye në fund.

    “Kualifikimi ishte objektiv i vetëm që nga hedhja e shortit. Ishim përqendruar te kjo sfidë, duke lënë prapa ndeshjet e kaluara. Një ndeshje me shumë mund dhe sakrificë në një terren të vështirë që në fund na u shpërblye me kualifikim”.

    Dabiqaj shënoi të pesë golat e Gjilanit në fitoren 5:1 ndaj Trepçës’89. Kjo statistikë e magjishme u arrit për herë të parë prej tij dhe për këtë thotë se meritat i takojnë të gjithë skuadrës.

    “Ndjenjë e veçantë, sepse është hera e pare në karrierë qe shënoj pesë gola. Merita është e gjithë ekipit për golat e realizuar”.

    Për fund ai tregon se siç e do zakoni botërisht që lojtari që shënon tre gola apo më shumë ta marr topin në shtëpi, ai nuk e mori, por që një gjë e tillë i është premtuar nga zyrtarët e klubit, kur të arrijnë në Gjilan.

    “Topin e ndeshjes nuk ma kanë dhënë. Por, zyrtaret e klubit tonë, më kanë premtuar që do të më japin një top kur te kthehemi ne Gjilan.”

    May be an image of 1 person

    Dabiqaj i shënoi pesë gola, për të bërë diçka që nuk e ka bërë askush më parë, madje as në futbollin ndërkombëtarë, pasi ai i shënoi këto gola nga një pozitë jo shumë e favorshme, si mesfushorë defensivë që paraqitet rregullisht për Gjilanin, teksa jemi mësuar duke parë Messin apo Haaland ta bëjë të njëjtën gjë por që detyrat e tyre në fushë janë sulmuese.

    Deçanasi kompletoi het-trikun e tij më shpejtë se Haaland. Kur po zhvillohej minuta e 34-të e takimit, ai shënoi golin e tij të tretë personal për rezultatin 3:1, ndërsa edhe dy gola të tjerë i shënoi në pjesën e dytë.

    Me pesë golat e tij, Dabiqaj ndihmoi Gjilanin që të arrijë në mesin e katër ekipeve më të mira, teksa do të synojë që me paraqitjet e tij ta frymëzojë skuadrën drejt trofeut të parë të Kupës së Kosovës.

    Kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit në gjysmëfinale janë kampioni në fuqi Llapi, Prishtina dhe Vushtrria.

    TË LIDHURA

    Një tjetër futbollist kosovar transferohet në Rumani

    22/06/2025 18:17

    Gianni Infantino këmbëngul se lojtarët e duan Kupën e Botës për Klube

    22/06/2025 12:27

    Interi mezi e mposht skuadrën japoneze

    21/06/2025 23:09

    Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Gjilani

    21/06/2025 22:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.