Serbia nuk ndalet me provokimet edhe në një Kampionat Botëror. Në dhomën e zhveshjes gjatë ndeshjes kundër Brazilit, është shfaqur një hartë me flamurin serb, por ku përfshihej edhe territori i Kosovës. Një provokim i hapur që padyshim duhet të marrë ndëshkimin e merituar nga FIFA.
Në një bisedë me Drilon Xhepollain për emisionin “Sport Magazine” të transmetuar në “Ora News”, Përparim Daiu ka dënuar ashpër këtë veprimë të serbëve, për të cilët thotë se kanë treguar fytyrën e vërtetë agresive dhe provokuese që i karakterizon.
“Ishte një Brazil, që për mua, meritoi gjithçka përballë një Serbie shumë të vogël në futboll. Serbët janë gjithmonë një komb provokues. Jo vetëm në fushën e lojës, por në çdo aspekt. Edhe në fushën e gazetarisë janë provokatorë. Kur ata humbin betejën aty ku zhvillohet, ato do të nxjerrin pretendime, do të nxjerrin pretekste, do të kamuflohen siç janë vetë. Janë një Kombëtare me maskë. Ngritën shumë polemika Botërorin që shkoi, kur Zvicra i shënoi dy gola dhe dy lojtrët me origjinë shqiptare bënë një shqiponjë simbolike. Ata e çuan në analet të atyre ku e donin. Të shohësh një hartë, një flamur të Serbisë, ku pëfshin edhe një shtet tjetër, është thjesht provokative.
Tregojnë fytyrën e vërtetë agresive, siç janë serbët. Nuk i shkon për shtat lojës së futbollit, sepse edhe mesazhi hapës ishte mjaft domethënës. Futbolli bashkon popuj, futbolli është mesazh paqeje. Kam njohur shumë, nuk përgjithësohet, por atyre i është futur në gjak kjo lloj urrejtjeje dhe propagande. FIFA, nëse do të ketë një standard, ashtu siç kishte për lojtarët shqiptarë të Zvicrës, natyrisht që Serbia duhet të ndëshkohet me masat që FIFA i ka vetë parasysh. Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ata edhe në stadium me tifozët po të njëjtën fytyrë kanë. Alibia e vetme që ata kanë, është triumfi në kokën e tyre, është Serbia e Madhe. Por ata janë aq të vegjël sa i shprehin në mënyrën më vulgare“, është shprehur Përparim Daiu.