Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Daja deklarohet rreth barazimit të Ballkanit në udhëtim te Astana
    Ballina-2

    Daja deklarohet rreth barazimit të Ballkanit në udhëtim te Astana

    09/11/2023 20:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani ka barazuar pa gola në udhëtim te Astana në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

    Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka thënë se është shumë i kënaqur me këtë barazim, por që ekipi i tij meritoi më shumë.

    “Besoj se meritonim më shumë sepse kemi kontrolluar më shumë topin, në përqindjen më të madhe e kemi diktuar lojën”, ka thënë fillimisht trajneri i Ballkanit pas ndeshjes për ArtSport.

    Lojtari, Drinor Fitim Berisha ka luajtur për grupmoshat e skuadrës së Malishevës.

    “Kemi pasur shanset tona që po të kishim shënuar do ta kishim fituar lojën. Kemi bërë një lojë shumë të mirë, sepse ndryshimi i orarit gati 5 orë me Kosovën është e ndjeshme por nuk e hetuam këtë”.

    “Bëmë një lojë akoma më të mirë se në Prishtinë edhe pse kishim përball një ekip të fortë fizikisht dhe taktikisht. Jam i kënaqur edhe me barazimin edhe pse fitorja do të ishte edhe rezultat më i mirë”.

    “Ndeshja shkoj sipas planit. Në mbrojtje kemi luajtur shumë mirë sepse e kemi studiuar mirë kundërshtarin, por në 20 metrat e fundit mund të kishim bërë zgjidhje më të mira”.

    “Kemi barazuar rekordin tonë të pikëve nga edicioni i kaluar. Jemi mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë sepse do t’i luajmë deri në fund shanset tona për të kaluar grupin”.

    “Ne nuk kemi pasur objektiv kalimin e grupit, por kjo pritshmëri është rritur pas fitores me Dinamon. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin për ta prezantuar më së miri futbollin e kampionatit të Kosovës dhe pastaj do t’i numërojmë pikët në fund të fazës së grupit”, ka shtuar më tej Daja.

    TË LIDHURA

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41

    Ferizaj nuk kërkon falje, thotë se akuzat për thirrje raciste janë të pabaza!

    15/02/2026 19:35

    FBK-ja reagon ashpër për sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina

    15/02/2026 19:24
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.