Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Daja: Dinamo e Zagrebit një nga kundërshtarët më të vështirë të Ballkanit
    Ballina-2

    Daja: Dinamo e Zagrebit një nga kundërshtarët më të vështirë të Ballkanit

    04/10/2023 16:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra kosovare Ballkani do të përballet të enjten me ekipin kroat, Dinamo Zagrep në kuadër të “Uefa Conference League”.

    Një ditë para ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në një konferencë për media, tha se Dinamo e Zagrebit, është një nga kundërshtarët më të vështirë që ka luajtur ekipi që ai e drejton.

    “Çdo kundërshtar është i vështirë, është kundërshtari më i vështirë që e kemi pasur me Ballkanin, personalisht e kam pasur edhe me Skënderbeun kundërshtar. Hyn në pjesën e dy tre më të vështirët që kemi luajtur”, tha ai.

    Daja theksoi se ekipi kundërshtar e ka një kontingjent mjaft të mirë lojtarësh dhe se sipas tij edhe rezervistët i ka pothuajse në të njëjtin nivel me startuesit.

    “Me kontingjentin që ka besoj që mungesa e një lojtari nuk ndikon shumë edhe pse është lojtar I përfaqësueses kroate dhe shënon. Kemi parë disa ndeshja pa prezencën e tij, shpresoj që ka kontingjent që mund ta përballoj mungesën e një apo dy lojtarëve. Edhe ata që kanë zëvendësuar kanë qenë në të njëjtin nivel”, tha ai.

    I pyetur nëse është i mundshëm kalimi i grupit, Daja tha se kjo nuk është edhe aq e thjeshtë. Sipas tij duhet bërë analiza më të gjera për këtë çështje, dhe se aktualisht skuadra e Ballkanit “duhet të qëndroj me këmbë të tokë”.

    Objektivi kryesor i Ballkanit, sipas trajnerit Daja, është përfaqësimi sa më i mirë i futbollit kosovar në Evropë.

    “Duhet të jemi me këmbë në tokë, futja në grupe apo kalimi donë analizë të gjerë. Hapin duhet ta bëjmë gradual, në këtë grup që jemi, vjet kemi qenë ekipi me koeficientin më të vogël në grupet e konferencë ligës, kemi rritur pritshmërinë, më mirë t’i marrin gjërat me këmbë në tokë, se ti japim disa objektiva që s’mund t’i kalojmë…. Objektivi jonë është të shfaqemi sa më mirë që është e mundur brenda mundësive tona. Ta shfaqim futbollin e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

    Skuadra e Ballkanit gjendet në grupin C të Ligës së Konferencës, aktualisht i ka zero pikë me një ndeshje të luajtur të cilën e ka humbur.

    Dinamo e Zagrebit qëndron në vendin e parë me 3 pikë, me po aq pikë në vendin e dytë është Viktoria Plzen.

    Ballkani dhe FC Astana i kanë nga zero pikë, dhe qëndrojnë në vendin e tretë dhe të katërt, me vetëm nga një lojë të luajtur.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.