Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Daja pas fitores ndaj Dinamos: Ky është një sukses i përbashkët
    Ballina-1

    Daja pas fitores ndaj Dinamos: Ky është një sukses i përbashkët

    05/10/2023 21:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Ilir Daja ka thënë se emëruesi i përbashkët i sukseseve është grupi i bashkuar.

    Daja udhëhoqi Ballkanin edhe në fitoren historike, atë ndaj Dinamos së Zagrebit. Kampioni në fuqi i Kosovës fitoi 2:0 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë të enjten mbrëma.

    “Kemi bërë shumë histori sepse kemi dy vjet që po marrim pjesë në grupe, dhe performancat e duhura, kanë një emërues të përbashkët. Janë djemtë që kanë shumë elemente pozitive. Ulin diferencën për shkak të karakterit që tregojnë në fushën e lojës. Ata janë fituesit. Të gjithë bashkë po luftojmë për suksesin që e kemi. Me ekipe si Dinamo natyrishëm se nuk mund të bësh një lojë kaq brilante sepse kanë goxha eksperiencë. Këtë lloj diference ne e zbusim dhe e ngushtojmë me faktin që jemi grup dhe të gjithë bashkë luftojmë. Luftojnë ata që janë në fushë, ata në bankinë dhe ne që jemi nga prapa”, tha Daja për “ArtMotion” pas ndeshjes.

    Ai më pas tregoi edhe se si Ballkani arriti ta mposhtte Dinamon. “Ne kishim studiuar kundërshtarin dhe pavarësisht rezultatin 2:0, është skuadër që duhet respektuar në maksimum për shkak të vlerave që ka. Dinamo ka pikë të forta me disa lojtarë. Ne sollëm një mënyrë loje që pikat e forta të tyre t’i neutralizonim. Kjo është pozitive, por pa karakterin e lojtarëve që unë drejtoj, nuk do të mund t’i arrinim këto suksese”, tha Daja.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.