Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Daja pas fitores ndaj Llapit: Orari i ngjeshur po na detyron të bëjmë rotacion në formacion
    Ballina-1

    Daja pas fitores ndaj Llapit: Orari i ngjeshur po na detyron të bëjmë rotacion në formacion

    30/09/2023 17:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Ilir Daja ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të Ballkanit në fitoren ndaj Llapit.

    Ai ka theksuar se orari i ngjeshur, e detyron të bëjë edhe ndryshime në formacion.

    “Jemi të detyruar të bëjmë ndryshime për shkak të orarit të ngjeshur që kemi. Duhet patjetër që brenda këtyre ndeshjeve të bëjmë rotacione. Sot kemi përdorur formacionin pak a shumë më të përafërt. Kemi 15-16 lojtarë që mund t’i përdorim. Arb Manaj do të futet në fushën e lojës sepse po rritet edhe në aspektin fizik. Do ta kemi edhe një sulmues shtesë dhe mund ta përballojmë mirë kalendarin e ngjeshur. Ndryshimet që bëjmë nuk realizohen shpejt. Hamidi ishte hera e parë që luajti si sulmues i parë me Gripshin. Të gjithë duhet përshtatur. Hamidi bëri mirë në duelet një kundër një, në ato hapësira që ne kërkuam të luanim. Është e thjeshtë, nuk e thotë një lojtar, por literatura sportive. Lojtarët duhet të hyjnë një me një kur nuk kanë pika pasimi”, u shpreh Daja për “ArtMotion” fillimisht.

    Ballkani fitoi 2:1, ndërsa golin suharekasit e bënë pas gabimit të rëndë të Enea Koliçit, që mbajti topin në zonë. Elvir Gashjani e vodhi atë dhe shënoi për 2:1.

     “I thashë Koliçit që nuk i kthejmë gjërat mbrapsht dhe duhet ta harrojë atë që bëri. Jo vetëm Enea, por mënyra e lojës që bëjmë nga prapa, rrezikojnë jo vetëm portieri, por edhe mbrojtësit. Do gabojnë edhe ata”, ka shtuar Daja që më pas foli edhe për ndeshjen ndaj Zagrebit në Ligën e Konferencës.

    Kërkoi mbushjen e stadiumit me tifozë për ndeshjen që luhet të enjten.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.