Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Daja vlerëson se Ballkani është gati për Sivassporin, por thotë se lojtarët duhet “djersiten” më shumë se në takimin e parë
    Ballina-1

    Daja vlerëson se Ballkani është gati për Sivassporin, por thotë se lojtarët duhet “djersiten” më shumë se në takimin e parë

    12/10/2022 15:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe futbollisti Qendrim Zyba janë duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Sivassporit.

    Ballkani dhe Sivasspori do të ballafaqohen të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të rrethit të katërt të Grupit G në Ligën e Konferencës.

    Trajneri shqiptar tha se Ballkani është gati për takimin e të enjtes, ndërsa shtoi se futbollistët e tij duhet të bëjnë akoma më shumë sesa në takimin e parë në Turqi.

    “Me mbështetjen e gjithë tifozëve nga Kosova dhe tifozerisë suharekase do të bëhet më e lehtë. Mbushja e stadiumit rrit pritshmërit që kanë tifozët. Përgjegjësia për ne tanimë është edhe më e madhe. Jemi të gjitha skuadrat me nga katër pikë, kjo tregon se nuk ka ndeshje të lehtë. Ne jemi gati, por ndeshjen e nesërme duhet të bëjmë më shumë sesa në Turqi për të marrë më të mirën”, u shpreh Daja në konferencë për media, shkruan Demokracia.com.

    Ballkani zë vendin e parë me katër pikë, po aq sa kanë edhe Sivasspori, Slavia Praha dhe Cluji.

    TË LIDHURA

    Kampionia e Shqipërisë turpërohet në Islandë, mposhtet 5-0

    15/07/2025 22:57

    Shkëndija kalon në rundin e dytë kualifikues të Championsit

    15/07/2025 22:42

    Agim Ademi: Drita shkroi një faqe të re në historinë e futbollit të Kosovës, urime kualifikimi

    15/07/2025 22:21

    Sukses historik i Dritës, kualifikohet në raundin e dytë të Championsit

    15/07/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.