Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Daku drejt Rumanisë, Osijeku kërkon 1 milion euro
    Ballina-2

    Daku drejt Rumanisë, Osijeku kërkon 1 milion euro

    29/06/2023 21:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi Mirlind Daku e përmbylli një edicion të suksesshëm në elitën e futbollit të Sllovenisë me skuadrën Mura.

    Pas përfundimit të edicionit 2022/2023, Daku u kthye te skuadra e tij, Osijeku, që e kishte huazuar në Slloveni. Osijeku kroat e ka kartonin e Dakut, sulmuesit 25-vjeçar.

    Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024.

    Por, Daku mund të mos mbetet në Kroaci. Ai pritet të kalojë në elitën e futbollit rumun. Rapidi i Bukureshtit ka shprehur interesim për shërbimet e Dakut, që me Muran në edicionin e kaluar realizoi 22 gola dhe pati dy asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.

    Rapidi i Bukureshtit e mbylli kampionatin rumun në vendin e pestë. Po shpreson që në edicionin e ardhshëm të bëjë gara për titull kampioni. Ka bërë gjashtë transferime në verë dhe Daku pritet të jetë i shtati.

    Mediat rumune kanë shkruar se FC Rapidi ka bërë ofertë zyrtare për kosovarin.

    “FC Rapidi ka dy lojtarë që i ka synim për t’i transferuar, Mirlind Dakun dhe Denis Dragushin. Një ofertë prej një milion eurosh është bërë tek Osijeku dhe tani po pritet përgjigjja”, ka thënë për mediumin “Gsp.ro”, një burim i afërt me klubin.

    Një medium tjetër rumun ka shkruar se oferta e Rapidit është 800 mijë euro, si dhe bonuset e tjera, që mund t’u afrohen kërkesave të Osijekut. Raportohet se dëshira e lojtarit është që të transferohet në kampionatin e Rumanisë dhe se zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.

    Daku llogaritet pjesë e listës së gjerë te Përfaqësuesja e Kosovës. Ka zhvilluar pesë ndeshje miqësore me Kosovën, ndërsa 13 ballafaqime i kishte me Kosovën U21. Ka realizuar tre gola dhe dy asistime.

    Daku karrierën e ka nisur në Kosovë te Hajvalia, ndërsa ka luajtur edhe te Llapi e Ballkani. Në Shqipëri për një kohë të shkurtër luajti te Kukësi.

    Në Rumani me sukses po paraqitet Ermal Krasniqi.

    TË LIDHURA

    Austria e Irlanda me ekipe më të “shtrenjta” se Kosova

    13/02/2026 19:27

    Ylli i Austrisë u dënua nga UEFA për sharjen e shqiptarëve

    13/02/2026 19:26

    Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

    13/02/2026 13:19

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.