Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Daku në telashe të mëdha, klubi i tij reagon pas videos ku ofendoi maqedonët
    Ballina-2

    Daku në telashe të mëdha, klubi i tij reagon pas videos ku ofendoi maqedonët

    20/06/2024 17:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi i Rubin Kazanit, ku bënë pjesë edhe sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka reaguar pas videos virale ku futbollisti i tyre ofendoi maqedonët dhe serbët pas përfundimit të ndeshjes mes Kroacisë e Shqipërisë.

    Pas reagimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Serbisë, lidhur me veprimet e Dakut ka reaguar edhe klubi i tij.

    Sipas komunikatës së klubit rus, vendimin për ndëshkimin e futbollistit do ta marrë UEFA, ndërkaq klubi është distancuar nga veprimet e futbollistit.

    “Klubi ynë nuk dëshiron të mbështesë asnjë veprim dhe fjalë ofenduese të individëve. Lojtari ynë ishte pjesë e kombëtares shqiptare, ndaj na vjen sinqerisht keq për situatën e padëshiruar. Sa i përket sanksioneve të mundshme ndaj lojtarit, UEFA është përgjegjëse për këtë çështje, thuhet në komunikatën e Rubin Kazanit.

    Daku u bashkua me tifozët pas përfundimit të takimit mes Kroacisë e Shqipërisë që u mbyll me barazim, duke udhëhequr korin e tifozëve me ofendime drejt popullit maqedonas dhe atij serbë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.