Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dalin detajet nga trajtimi i Schumacherit, po vozitet me Mercedes
    Ballina-2

    Dalin detajet nga trajtimi i Schumacherit, po vozitet me Mercedes

    28/12/2023 23:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Detaje të reja kanë rrjedhë nga kujdesi intensiv që i bëhet Michael Schumacherit, tash kur po bëhen 10 vjet nga aksidenti i tmerrshëm me ski.

    29 dhjetori shënon një dekadë qëkur kampioni i shtatëfishtë i botës në Formula One pësoi lëndime të rënda në kokë teksa skijonte në alpet franceze. Ai pati goditur një gur me kokë dhe pati pësuar lëndime shumë serioze. Siç ka thënë së fundmi vëllai i tij Ralf, kampioni mund të mos këndellet plotësisht kurrë.

    54-vjeçari ishte vënë në komë artificiale dhe u ishte nënshtruar disa operimeve. Nuk është parë në publik që nga aksidenti. Familja e tij ka ruajtur privatësinë dhe është gjithmonë nën kujdesin e një ekipi mjekësor dhe gruas së tij, Corinnas, në shtëpinë në Gjenevë.

    Mediumi i njohur gjerman, Bild, tani ka raportuar se si pjesë e kujdesit dhe rehabilitimit, Schumacheri është vozitur me një veturë Mercedes-AMG, me qëllim që t’i nxitet truri me tingujt e mësuar gjatë karrierës së bujshme. Gjatë karrierës mbi dydekadëshe, Schumacheri kishte drejtuar vetura në disa kategori të garave.

    Po ashtu është raportuar se ekipi mjekësor përbëhet nga 15 doktorë e asistentë që kujdesen non-stop për kampionin.

    Familja e Schumacherit ka vendosur rregulla strikte se kush mund ta vizitojë legjendën në shtëpi.

    Fansat kanë pak njohuri për jetën e Schumacherit që nga aksidenti. Një dokumentar pritet të nisë në televizionin gjerman ARD të enjten. Një dokumentar në të kaluarën ishte krijuar nga Netflixi më 2021.

    Schumacheri pati fituar dy tituj rresht më 1994 dhe 1995 me Bennetonin para se t’i fitonte pesë rresht me Ferrarin në periudhën 2000-2004. Ishte kthyer nga pensionimi më 2010 te Mercedesi për t’u pensionuar përfundimisht tre vjet më pas.

    TË LIDHURA

    Në Zvicër i frikësohen edhe largimit të Albian Hajdarit

    26/08/2025 20:09

    Lojtari që zgjodhi Kroacinë para Zvicrës, përkrah vendimin e Leon Avdullahut

    26/08/2025 19:55

    A e bindi Xherdani, Leon Avdullahun që të zgjedhë Kosovën?

    26/08/2025 18:23

    FOTO | Zhegrova konfirmon pajisjen me pasaportë shqiptare, publikon bisedën me kryeministrin Rama: Krenar që…

    26/08/2025 18:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.