Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Rumania 
    Ballina-1

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Rumania 

    23/08/2024 18:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosova – Rumania, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, e cila zhvillohet më datë 6 shtator 2024, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje. Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

    Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

    VINI RE!

    Një person mund të blejë deri në katër bileta.

    Procedura se si blihet bileta online:

    Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

    Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

    Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

    Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

    Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

    Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

    Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

    Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.