Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dalin pamjet e festimeve të “çmendura” të Atsu me bashkëlojtarë, pak orë para tërmetit që i mori jetën
    Ballina-1

    Dalin pamjet e festimeve të “çmendura” të Atsu me bashkëlojtarë, pak orë para tërmetit që i mori jetën

    20/02/2023 23:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i që humbi jetën tragjikisht i Hataysporit, Christian Atsu, është gjetur pas disa ditësh nën rrënoja.

    Dy tërmete të tmerrshme goditën Turqinë dhe Sirinë dy javë më parë dhe që atëherë shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.

    Më shumë se 40 mijë njerëz vdiqën dhe një prej tyre ishte Atsu. Fati mizor deshi të shënonte golin e fitores ndaj Kasimpashës në minutën e 97-të, pak orë para tërmetit të fuqishëm, transmeton Demokracia.com.

    Për shkak të atij goli dhe festimit me shokët e skuadrës, ai vendosi të humbasë fluturimin për në Francë në orën 23:00.

    Po ta kishte “kapur” fluturimin do të kishte mbetur gjallë, sepse tërmeti ra herët në mëngjesin e së hënës, disa orë më vonë.

    Në ditët pasi trupi i Atsu u gjet në rrënoja, janë shfaqur pamjet që tregojnë momentet e fundit të lumtura të ish-lojtarit të Porto, Chelsea dhe Newcastle, mes klubeve të tjera.

    Në video, Atsu shihet duke festuar me shokët e tij në dhomën e zhveshjes, pasi ka dërguar një raketë të vërtetë në portën e Kasimpashës.

    Futbollistët përqafohen dhe kërcejnë, duke brohoritur emrin e tij, të pavetëdijshëm për fatkeqësinë e madhe që do të godasë gjithë Turqinë dhe Sirinë vetëm pak orë më vonë.

    🇬🇭Christian Atsu's final goal meant so much to him.😭😭😭💔 pic.twitter.com/3kfKTCDh0o

    — George Addo Jnr (@addojunr) February 20, 2023
    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.