Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Diar Vokrri “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
    Ballina-1

    Diar Vokrri “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

    12/02/2024 14:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 19-të, të parën në stinorin pranveror, në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të K.F. Llapi, Diar Vokrri

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Sunaj Keqi, Berat Berisha dhe Xhavit Mehmeti.

    Ky komision vendosi për mbrojtësin llapjan, pasi ai gjatë gjithë ndeshjes Drita-Llapi pati paraqitje të shkëlqyeshme në fazën defanzive, derisa ishte edhe asistent në golin e fitores.

    Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Llapi, Diar Vokrri e ndau Edon Sejdaj, dizajner në #Albi Mall.

    Pasi mori këtë çmim mbrojtësi llapjan u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe fitoren e skuadrës së tij në derbi. “Është një ndjenjë shumë e mirë dhe jam shumë i lumtur për çmimin ‘Ylli i Javës’ . Është hera e parë që e fitoj këtë çmim dhe kjo më jep motiv shtesë për të punuar edhe më shumë në të ardhmen. Fitorja kundër Dritës na shtyn para drejt synimeve tona në këtë edicion, pasi e dimë që Llapi këtë edicion është pretendent për titull dhe shpresojmë që në fund ta festojmë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe klubin, ngase pa mbështetjen e tyre nuk do të isha sot këtu”, ka theksuar Diar Vokrri për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Muriqi me të kuq, Barça e nis me fitore mbrojtjen e titullit

    16/08/2025 21:39

    Një lojtar po e bllokon transferimin e Edon Zhegrovës te Juventusi

    16/08/2025 21:32

    City nis me fitore, Reijnders e Cherki shënojnë në debutim

    16/08/2025 20:40

    Muriqi ndëshkohet direkt me karton të kuq

    16/08/2025 20:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.