Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dallku: Haxhihamza ishte hero, të gjithë dhanë maksimumin
    Futboll vendor

    Dallku: Haxhihamza ishte hero, të gjithë dhanë maksimumin

    26/10/2022 15:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Armend Dallku ka vlerësuar se hero në fitoren që Dukagjini e arriti ndaj Llapit ishte portieri Kenan Haxhihamza.

    Megjithatë, trajneri i Dukagjinit nuk ka lënë pa i lavdëruar edhe futbollistët e tjerë, duke thënë se të gjithë dhanë maksimumin.

    Haxhihamza priti dy penallti të mërkurën në fitoren 1:0 ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”.

    “Nuk diskutohet, jam shumë i lumtur. Pavarësisht dy penalltive, hero i joni ishte Haxhihamza. Megjithatë, të gjithë djemtë bënë maksimumin. E dinim ku ta godasim kundërshtarin. Patëm edhe disa mundësi të tjera por nuk i realizuam. Rëndësi kanë pikët. Ne kemi pasur besim të plotë te lojtarët. Pas fillimit jo të mirë, kemi arritur të konsolidohemi, gjithmonë falë punës së madhe. Ne kemi besuar në punën tonë, djemtë kanë besuar në punën e tyre. Me vrapime e me duele kemi qenë më lartë se kundërshtari. Rëndësi kanë pikët dhe është fitore shumë me rëndësi”, ka thënë fillimisht Dallku pas ndeshjes.

    “Po mundohemi t’i përdorim të gjithë futbollistët edhe pse nuk janë në pozitat e tyre. Në stërvitje po punojmë që ta dimë të gjithë se si do të gjendemi në fushë. Jemi konsoliduar pasi ndryshimi brenda ekipit ishte shumë i vështirë. Rëndësi ka që ekipi e ka kuptuar që asnjë skuadër në Superligë nuk është më e mirë se ata. Duhet të dalim në fushë si të barabartë me të gjithë”, theksoi ai, por pa dashur që të jap fjalë të mëdha për fundin e këtij stinori.

    “Ne nuk bëjmë balance se ku do të përfundojmë. Do t’i marrim ndeshjet një nga një. Do të fokusohemi te Gjilani. Shpresojmë që në vazhdimësi t’i kemi të gjithë lojtarët e gatshëm dhe pa probleme fizike. Çdo lojtar i joni është i rëndësishëm. Kushdo që luan po e jep maksimumin”, është shprehur Dallku.

    TË LIDHURA

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06

    Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

    08/05/2025 23:02

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.