Sport Vendor

Dallku: Haxhihamza ishte hero, të gjithë dhanë maksimumin

Dallku: Haxhihamza ishte hero, të gjithë dhanë maksimumin

Armend Dallku ka vlerësuar se hero në fitoren që Dukagjini e arriti ndaj Llapit ishte portieri Kenan Haxhihamza. Megjithatë, trajneri i Dukagjinit nuk ka lënë pa i lavdëruar edhe futbollistët e tjerë, duke thënë se të gjithë dhanë maksimumin. Haxhihamza priti dy penallti të mërkurën në fitoren 1:0 ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”. “Nuk diskutohet,

Besnik Batusha

Armend Dallku ka vlerësuar se hero në fitoren që Dukagjini e arriti ndaj Llapit ishte portieri Kenan Haxhihamza.

Megjithatë, trajneri i Dukagjinit nuk ka lënë pa i lavdëruar edhe futbollistët e tjerë, duke thënë se të gjithë dhanë maksimumin.

Haxhihamza priti dy penallti të mërkurën në fitoren 1:0 ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”.

“Nuk diskutohet, jam shumë i lumtur. Pavarësisht dy penalltive, hero i joni ishte Haxhihamza. Megjithatë, të gjithë djemtë bënë maksimumin. E dinim ku ta godasim kundërshtarin. Patëm edhe disa mundësi të tjera por nuk i realizuam. Rëndësi kanë pikët. Ne kemi pasur besim të plotë te lojtarët. Pas fillimit jo të mirë, kemi arritur të konsolidohemi, gjithmonë falë punës së madhe. Ne kemi besuar në punën tonë, djemtë kanë besuar në punën e tyre. Me vrapime e me duele kemi qenë më lartë se kundërshtari. Rëndësi kanë pikët dhe është fitore shumë me rëndësi”, ka thënë fillimisht Dallku pas ndeshjes.

“Po mundohemi t’i përdorim të gjithë futbollistët edhe pse nuk janë në pozitat e tyre. Në stërvitje po punojmë që ta dimë të gjithë se si do të gjendemi në fushë. Jemi konsoliduar pasi ndryshimi brenda ekipit ishte shumë i vështirë. Rëndësi ka që ekipi e ka kuptuar që asnjë skuadër në Superligë nuk është më e mirë se ata. Duhet të dalim në fushë si të barabartë me të gjithë”, theksoi ai, por pa dashur që të jap fjalë të mëdha për fundin e këtij stinori.

“Ne nuk bëjmë balance se ku do të përfundojmë. Do t’i marrim ndeshjet një nga një. Do të fokusohemi te Gjilani. Shpresojmë që në vazhdimësi t’i kemi të gjithë lojtarët e gatshëm dhe pa probleme fizike. Çdo lojtar i joni është i rëndësishëm. Kushdo që luan po e jep maksimumin”, është shprehur Dallku.

DallkuDukagjiniLlapi

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

MSR-ja premton investim prej mbi 12 milionë euro për stadiumin në Prizren

Sport Vendor

Kosova vazhdon përgatitjet, fokusi te taktikat e lojës

Sport Vendor

Lutfi Dalipi e ka zgjedhur Kosovën, ai do të jetë në "Fadil Vokrri" të shtunën

Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës