Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Daniel Alves do të dëgjojë dënimin këtë të enjte
    Ballina-2

    Daniel Alves do të dëgjojë dënimin këtë të enjte

    21/02/2024 17:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-ndërkombëtari brazilian, i cili kaloi një vit në paraburgim, akuzohet për përdhunimin e një gruaje 23-vjeçare në dhjetor 2022.

    Ish-lojtari përballet me një dënim deri në 12 vjet dhe sipas agjencisë EFE, fatin e tij do ta mësojë këtë të enjte, pasi gjyqi të përfundojë në fillim të muajit.

    Sipas të njëjtit burim, Daniel Alves është thirrur në seksionin e 21-të të gjykatës, ku pritet të paraqitet mëngjesin e së enjtes, si dhe natyrisht përfaqësuesit e tij të mbrojtjes dhe prokurorisë.

    Prokuroria Publike kërkoi dëmshpërblim prej 150 mijë euro për viktimën dhe dënim me 9 vjet për brazilianin, i akuzuar për veprën penale të sulmit seksual për përdhunimin e një 23-vjeçareje në banjën e klubit të natës Sutton, në 30 dhjetor 2022;  ndërkohë që akuza private kërkon 12 vjet dhe të njëjtin dëmshpërblim. 

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.