Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dardanët e kryejnë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Budapest
    Ballina-1

    Dardanët e kryejnë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Budapest

    17/06/2023 15:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pasi mbrëmë barazuan ndaj Rumanisë në një ndeshje të vështirë si pasojë e fushës së rënduar nga reshjet e shiut në stadiumin “Fadil Vokrri” (0:0), futbollistët e Kombëtares së Kosovës, sot, kanë vazhduar me agjendën e përgatitjeve për ndeshjen e radhës.

    Për të rigjeneruar energjinë dhe fuqinë e tyre, lojtarët që ishin titullarë në ndeshjen e kaluar si dhe Edon Zhegrova, kanë patur një seancë të veçantë rigjeneruese në palestrën e fitnesit në hotel, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka bërë stërvitje intensive në Kampin Nacional në Hajvali, shkruan FFK, transmeton Klankosova.tv.

    Ekspedita e Kombëtares do të udhëtojë drejt Budapestit në mëngjesin e nesërm, ku do të zhvillohet ndeshja e radhës tejet e rëndësishme kundër Bjellorusisë.

    Përkundër zhgënjimit që solli barazimi kundër Rumanisë, djemtë dardanë janë të përgatitur të bëjnë çmos për ta fituar sfidën e radhës.

    Ndeshja e katërt e kualifikimeve për Euro 2024, Bjellorusi – Kosovë, zhvillohet të hënën në stadiumin “Ferenc Szusza”, në orën 20:45.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.