Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dardanët e mbajtën stërvitjen e fundit para përballjes me Bjellorusinë
    Ballina-1

    Dardanët e mbajtën stërvitjen e fundit para përballjes me Bjellorusinë

    20/11/2023 18:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Bjellorusisë, që zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45.

    Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Dardanëve në kuadër të fushatës kualifikuese për Euro 2024 dhe synimi është fitorja, në mënyrë që të vazhdohet seria e rezultateve pozitive.

    Seanca e sotme stërvitore, e cila u mbajt në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, nuk ka qenë aq e ngarkuar, ku kryesisht janë bërë ushtrime të lehta dhe stërvitje me top, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

    Dardanët vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve ndaj Andorrës dhe Izraelit, si dhe barazimit me Zvicrën, por sërish me mungesa të rëndësishme.

    Sidoqoftë, dëshira dhe motivi për ta mbyllur këtë cikël kualifikues me fitore para tifozëve të vetë është në nivel maksimal tek secili futbollist. 

    TË LIDHURA

    Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate

    26/07/2025 21:51

    Presidenti Ademi takohet me legjendën e futbollit botëror, Luis Figo

    26/07/2025 20:54

    Muriqi e tregon pagën te Mallorca

    25/07/2025 20:26

    Rashica fishkëllehet nga tifozët e Beshiktashit

    25/07/2025 20:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.