Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Dardanet” e mposhtin thellë Maqedoninë e Veriut
    Ballina-1

    “Dardanet” e mposhtin thellë Maqedoninë e Veriut

    08/04/2025 16:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë mbetur në garë për kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Kosova të martën pasdite e mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3:0.

    Të dy golat e parë i realizoi Kaltrina Biqkaj në minutën e 50-të dhe 66-të.

    Biqkaj asistoi edhe te goli përfundimtar që realizoi Erëleta Memeti në minutën e 85-të.

    Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takoi Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.  Fitorja e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut ishte shumë e rëndësishme pas disfatës që e pësoi më 25 shkurt nga Letonia.

    Grupin 6 e udhëheq Letonia me gjashtë pikë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. Gjashtë pikë i ka edhe Kosova në pozitën e dytë. Maqedonia e Veriut është e fundit pa pikë. 

    Vetëm fituesi i grupit e ka të sigurt kalimin në Ligën B. Kosova më 3 qershor do të jetë mysafire e Letonisë në ndeshjen që do të vendosë se cila përfaqësuese do të kaloj në Ligën B.

    Kosova në edicionin e parë të Ligës së Kombeve ishte në ligën C, por e fitoi grupin dhe doli në B në kualifikimet për “Euro 2025”. Në kualifikime i humbi të gjitha ndeshjet në grup me Uellsin, Ukrainën dhe Kroacinë dhe kështu është kthyer në C për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

    TË LIDHURA

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54

    Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

    11/03/2026 21:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.