Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dardanet e presin me optimizëm duelin me bullgaret
    Ballina-2

    Dardanet e presin me optimizëm duelin me bullgaret

    28/11/2023 20:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Bullgarisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila zhvillohet më 1 dhjetor, në orën 13:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Stërvitja e parë u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali në një mot tejet të ftoftë dhe me reshje të shiut, por kjo nuk i pengoi futbollistet dardane që të punojnë me përkushtim nën urdhërat e përzgjedhëses Anneli Andersen dhe stafit të saj.

    “Stërvitja e parë shkoi mirë. Moti për mua ishte i mirë sepse vij nga Suedia. Ishte kënaqësi të shihja vajzat duke u stërvitur. Natyrisht se të gjithë kanë dëshirë të luajnë në diell, por është përparësi pasi jemi përgatitur edhe për ndeshje me mot me shi. Kemi pasur rezultatet të mira. Kundër Bullgarisë të gjitha rezultatet janë të mundshme. Duhet të punojmë shumë sepse Bullgaria nuk është kundërshtar i lehtë. Ata kanë një ekip shumë të mirë. Sivjet jemi përballur katër herë me këtë kundërshtar dhe secila lojë ishte më e vështirë se sa tjera. Siç i njohim ne, edhe ata na njohin neve, prandaj duhet të jemi sa më të përgatitur”, ka theksuar pas stërvitjes përzgjedhësja, Anneli Andersen.

    Futbollistet Valentina Limani dhe Lumbardha Misini u shprehën të lumtura që sërish janë bashkë në ekipin kombëtar dhe shfaqën optimizmin e tyre për rezultat pozitiv kundër Bullgarisë. Fitorja në këtë takim ia mundëson Kosovës që të prmovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Plovdiv, Kosova barazoi me Bullgarinë (0:0), derisa në dy ndeshjet me Maqedoninë e Veriut ka shënuar fitore (3:1 dhe 2:0). Stërvitjen e radhës Dardanet e zhvillojnë të mërkurën në Podujevë.

    Lista e futbollisteve

    Besarta Leci – VfB Stuttgart

    Raimonda Spahiu – Mitrovica

    Alma Demiri – Koln II

    Edona Kryeziu – Mitrovica

    Rrezona Ramadani – Vllaznia

    Blerta Smaili – Sundsvall DFF

    Agnesa Gashi – Mitrovica

    Feride Gashi – Hajvalia

    Fatlinda Ramaj – Hajvalia

    Iliriana Vllasalija – Bromolla

    Gresa Berisha – Tirana

    Valentina Limani – Eintracht Frankfurt

    Lumbardha Misini – Hajvalia

    Albulena Guri – Hajvali

    Donjeta Halilaj – Besiktas

    Verona Berisha – Hajvali

    Egzonë Zeka – Mitrovicë

    Valentina Metaj – Elpides Karditsas

    Venera Rexhi – Mallbackens IF

    Kaltrina Biqkaj – Mitrovica

    Modesta Uka – Sturm Graz

    Elizabeta Ejupi – Sunderland FC

    Erëleta Memeti – Hoffenheim

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.