Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dardanët mbajtën stërvitjen e parë për ndeshjen me Zvicrën
    Ballina-1

    Dardanët mbajtën stërvitjen e parë për ndeshjen me Zvicrën

    05/09/2023 22:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas seancave stërvitore në palestër dhe videoanalizave të kundështarit, Kombëtarja e Kosovës sot pasdite ka zbritur në fushën e gjelbër në Kampin Nacional në Hajvali për të vazhduar në praktikë me përgatitjet për ndeshjen kundër Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Stërvitja e sotme nuk është përqëndruar vetëm në aspektin fizik dhe lojën me top, pasi përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij kanë punuar me lojtarët edhe në aspektin taktik, duke e përgatitur mënyrën se si të përballojnë sfidën me Zvicrën në fushë.

    Ajo që karakterizon kampin e Dardanëve është atmosfera e mirë dhe motivi i lartë i tyre për dy ndeshjet e radhës. Futbollistët janë të fokusuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këto duele të rëndësishme për kualifikimet Euro 2024. E këtë optimizëm e kanë shprehur edhe mesfushori anësor, Bernard Berisha, i rikthyer pas një kohe të gjatë në radhët e Dardanëve, si dhe ardhja e re, Ismajl Beka.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.