Tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë dal publikisht në mbrojtje të marshit që mbahet të shtunën në sheshin Skënderbeu në Prishtinë në kërkim të drejtësisë për krerët e UÇK-së që po mbahet në Hagë.
Ka qenë kryetari Lulzim B erisha i cili si një ish-luftëtar i UÇK-së, ka kërkuar mbështetje të madhe nga gjithë dardanët në këtë protëstë.
Postimi i plotë:
Si luftëtar i lirisë dje, i rreshtuar në uniformën më sublime e kuptimplotë të historisë shqiptare, atë të UÇK-së, ndiej përgjegjësinë akoma më shumë që në emrin tim dhe të tifogrupit që përfaqësoj, DARDANËT, të përkrahim marshin për liri të nesërm të organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”, ku ftojmë të gjithë anëtarët e grupit dhe mbarë qytetarët që të mbushin sheshet e Prishtinës në përkrahje të krerëve të UÇK-së në Hagë para aktgjykimit të 16 shtatorit.
Përkrahja masive do të ishte imazhi i duhur për qytetarinë kosovare dhe do ta tregonte fytyrën e shqiptarëve, atë të bashkimit kur afrohen datat me peshë historike e sidomos ato që kanë të bëjnë me vlerat e luftës së UÇK-së.
Asnjë gjyq nuk mund ta gjykojë luftëtarin e lirisë që mbron pragun e shtëpisë së tij, pa sulmuar askënd në tokën e vete.
LIRI PËR KRERËT E UÇK-SË! ![]()
![]()
Destinacioni: Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
Nga ora 14:00
