Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dardanet nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2025
    Ballina-2

    Dardanet nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2025

    09/07/2024 15:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në futboll te femrat ka filluar sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2025.

     Dardanet në katër ndeshjet e deritashme të Grupit 4 në Ligën B nuk kanë arritur të marrin pikë, derisa për kundërshtarë do të kenë dy skuadrat favorite të grupit, Ukrainën dhe Uellsin. Ndeshjen e parë, të përzgjedhurat e Anneli Andersen, e zhvillojnë të premten, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 18:00, derisa më pas katër ditësh do të luajnë kundër Uellsit si mysafire. Përkundër temperaturave të larta, Dardanet në stërvitjen e parë të zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali kanë treguar përkushtim të lartë dhe dëshirë të madhe për t’u përgatitur për paraqitje sa më dinjitoze.

    Deklaruan pas stërvitjes:

    Rrezona Ramadani: Sot ishte stërvitja e parë, ekipi është i kompletuar, atmosfera është shumë e mirë. Kemi edhe dy ditë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Ukrainës dhe për t’i analizuar gabimet e ndeshjeve të kaluara. Shpresoj se do të kemi mundësi t’i arrijmë pikët e para në grup dhe të bëjmë një ndeshje sa më pozitive e më pas të mendojmë edhe për ndeshjen kundër Uellsit. Shpresoj të arrijmë rezultat pozitiv.

    Edona Kryeziu: Stërvitja sot shkoi shumë mirë, grupi është i kompletuar dhe ka filluar të komponohet shumë mirë. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për neve. Shpresoj të kemi rezultate pozitive edhe pse janë ndeshje shumë të vështira, por besoj në grupin e lojtareve. Normalisht çdo ndeshje ndryshon nga tjetra dhe ne po përgatitemi maksimalisht. Dy ndeshjet e para me këta kundërshtarë i kemi humbur po tash do të punojmë sa më shumë që gabimet që i kemi bërë të mos i përsërisim në këto dy takime.

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.