Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Dardanët” paralajmërojnë prezencë të madhe në stadium për ndeshjen Zvicër – Kosovë
    Ballina-1

    “Dardanët” paralajmërojnë prezencë të madhe në stadium për ndeshjen Zvicër – Kosovë

    16/11/2023 21:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” kanë paralajmëruar prezencë të madhe në stadiumin e Bazelit, në ndeshjen Zvicër – Kosovë.

    Zvicra dhe Kosova do të përballen të shtunën në Bazel, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

    Tifozeria kosovare kanë premtuar mbështetje maksimale për futbollistët e Kosovës në atë takim.

    Ata e kanë konsideruar ndeshje jetike takimin me Zvicrës, andaj me anë të postimit në faqen zyrtare, kanë theksuar se lojtarëve të Kosovës do t’u qëndrojnë pranë.

    Postimi i plotë:

    Në Basel të shtunën luajmë një ndeshje jetike, pasi matematikisht jemi akoma në garë për t’u kualifikuar. Deri në frymën e fundit duhet të besojmë dhe t’u qëndrojmë pranë lojtarëve tanë. Pasnesër do të jemi të zhurmshëm dhe të shumtë në Zvicër për ta shtyrë kombëtaren tonë drejt një suksesi shumë të dëshiruar. Kemi bërë përgatitjet e duhura në çdo plan që zëri ynë të dëgjohet, por edhe mesazhet tona nuk do të mungojnë. Në besim në vend, në kombëtare dhe në ëndrrën që akoma është aty, edhe pse për ta arritur nuk është lehtë. Derisa jemi aty, në garë, ne duam të besojmë. Tre pikë dhe vetëm tre pikë kundër Zvicrës. Forca Kosovë.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.